Presidenti rus, Vladimir Putin ka mbajtur sot konferencën vjetore me gazetarë rusë dhe ata të jashtëm, në një prej paraqitjeve më të mëdha publike, para se shteti të shkojë në zgjedhjet presidenciale të mars të vitit të ardhshëm.
Gjatë kësaj konference Putin komentoi tensionet mes Koresë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai tha se do të kishte pasoja katastrofale nëse do të kishte një sulm eventual ndaj Koresë së Veriut nga Shtetet e Bashkuara. Po ashtu Putin u shpreh se beson dhe shpreson në një bashkëpunim të mundshëm mes Koresë dhe SHBA-ve, shkruan Financial Times.
“Rusia nuk e pranon statusin bërthamor të Koresë së Veriut. Ne besojmë se të dyja palët tani duhet të ndalojnë me përkeqësimin e situatës”, tha Putin.
Këto deklarata Vladimir Putin i bëri gjatë konferencës së madhe për shtyp, në mbyllje të këtij viti, ku përmblodhi rezultatet e vitit që po lëmë pas.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al