Konflikti mes dy familjeve për Luginën e Patokut, 34 të shoqëruar

Sep 5, 2015 | 10:16
SHPËRNDAJE

Mësohet se familja Cali dhe familja Prenga janë në konflikt për një pronë në Lagunën e Patokut.

Foto nga vendi i ngjarjes, postuar nga Berisha ne FB
Foto nga vendi i ngjarjes, postuar nga Berisha ne FB
Familja Cali akuzon Valentin Prengën për marrjen e kësaj prone. “Mësohet se ka qenë deputeti Armando Prenga që mbrëmjen e djeshme ka shkuar në lokalin e vëllezërve Tom dhe Nikoll Cali në Laç dhe ka goditur me grusht një prej tyre”- raporton “News 24”.

Policia e Kurbinit por edhe ajo e Lezhës janë duke zhvilluar hetime intensive për zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë. Në Laç janë duke patrulluar edhe forcat RENEA. Deri tani policia ka shoqëruar 34 persona që kanë dijeni për ngjarjen apo të dyshuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura