Konflikti me Prengën, Gjykata lë në burg dy vëllezërit Cali

Nov 27, 2015 | 18:40
SHPËRNDAJE

Gjykata e Kurbinit la në qeli dy vëllezërit Gjergj dhe Nikoll Cali, të cilët mbrëmjen e 4-shtatorit u përplasen me deputetin Armando Prenga dhe familjarë të tij. Në rivlerësimin e masës së sigurisë Gjykata e cilësoj të ligjshëm arrestimin e tyre.

gjykata kurbinGjatë seancës gjyqësore nuk ishin të pranishëm dy të pandehurit të cilët u përfaqësuan në gjykatë nga avokatët e tyre mbrojtës.

Këta të fundit kërkuan qe të ndryshohej masa e sigurisë për klientët e tyre nga burg në arrest shtëpia ame arsyetimin se dy të arrestuarit nuk përbëjnë ndonjë rrezik. Kërkesa e tyre u rrëzua nga gjykatësi i çështjes Ded Miri, i cili vendosi qe ti lejë në burg dy vëllezërit Cali.

Sipas raportit te paraqitur nga Prokuroria e Kurbinit më lidhje me ngjarjen, dy të ndaluarit kane plagosur me armë të ftohte vëllain e deputetit Armando Prenga, Eduart Prenga. Dy të akuzuarit pretendojnë se kanë qëlluar në drejtim të tyre për vetëmbrojtje.

Ndërkohë, pak ditë më parë Gjykata në Tiranë vendosi masën ‘arrest shtëpie’ për Armando Prengën.

Më herët, deputeti i Partisë Socialiste Armando Prenga u arrestuar mëngjesin e 5 shtatorit 2015, nën akuzën e “plagosjes së rëndë, me dashje”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kanosje serioze për vrasje”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura