Konflikti me kushëririn i kushtoi 3 vite burg, arrestohet vlonjati i shpallur në kërkim. Pse ishte dënuar

Feb 25, 2020 | 14:08
SHPËRNDAJE

vlore policia

Policia e Vlorës vuri në pranga sot një person i cili ishte në kërkim, pasi mbi të rëndon një dënim me 3 vite burgim.

Një 25 vjeçar për të cilat policia ka dhënë inicialet K. D., banues në Vlorë, është personi i arrestuar pas informacioneve të marra në rrugë operative, sqaruan blutë.

Ai është dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, për të cilën Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me anë të vendimit të formës së prerë Nr. 532, datë 27.11.2018.

Ngjarja ka ndodhur në datën 20 Mars 2017, ku në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, 25 vjeçari dyshohet të ketë kanosur me armë zjarri kushuririn e tij për motive pronësie.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura