Konflikti me Dukën/ Rama zbulon telefonatën me Veliajn pas audio-përgjimit: I thashë pse përmende SPAK-un, ma shpjegoi kontekstin

Jan 27, 2022 | 22:09
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama tha se konflikti mes kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj dhe FSHF-së nuk është çështje e qeverisë.

rama 10

Duke folur në emisionin “Open” Edi Rama tha se kishte pasur një telefonatë me Erion Veliajn pas publikimit të audio-përgjimit dhe kryebashkiaku i kishte shpjeguar bisedën dhe kontekstin e përmendjes së SPAK-ut.

Pjesë nga intervista 

Pyetje: Cili është komenti juaj për konfliktin mes bashkisë dhe FSHF-së?

Rama: Nuk kam asnjë koment. Qeveria është tërësisht jashtë kësaj çështje. Për qytetarët mund të ishte më e rëndësishme tema e legalizimit apo jo të kanabisit mjekësor, amnistimit të punës në të zezë të emigrantëve. Konflikti i bashkisë si aksionere e futboll klub Tirana me FSHF-në nuk është një çështje e qeverisë. Nuk është tema jonë kjo si qeveri. Kam bërë një bisedë me kryetarin e bashkisë pasi doli një përgjim. Përgjimin nuk e kam dëgjuar, refuzoj të dëgjoj përgjime sepse të gjitha të dala nga konteksti prodhojnë diçka të tillë. E mora ta pyes ca është kjo dhe më shpjegoi gjithë kontekstin, abuzimet e Federatës, procesin e zgjedhjeve jashtë standardit. I thashë po SPAK-un për çfarë e përmend. Shiko si del nga konteksti. SPAK-u nuk ka lidhje fare me një OJF. Kuptohet që është një fjalë e thënë në një muhabet, por SPAK-u vetë nuk ka kompetencë të merret me OJF-në. Është një muhabet në një dhomë me profesorë kalçetoje. Thonë që kanë të dhëna flagrante për farsën e zgjedhjeve është puna e tyre.

Pyetje: Nëse FIFA dhe UEFA do të kërkonin t’u takonin?

Rama: Po patjetër, unë i kam miq ata. I pres me shumë kënaqësi. Ka qenë një bisedë me çunat e kalçetos.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura