Konflikti me Blushin, Hafizi: Ka përdorur fjalor fyes ndaj meje, ka bërë presion tek anëtarët e tjerë për…

Jan 23, 2018 | 21:42
SHPËRNDAJE

Anëtarja tashmë e përjashtuar nga partia LIBRA, Mimoza Hafizi. Ka qenë e ftuar mbrëmjen e sotme në emision Studio e hapur, në Neës 24 nga Eni Vasili, dhe ka folur në lidhje me konfliktin që ka patur me Ben Blushin.

Bashkëthemeluesja e LIBRA, Hafizi tha se kreu Ben Blushi ka përdorur fjalor të rëndë. Hafizi u shpreh se Blushi ka bërë presione verbale tek anëtarët e bërthamës dhe i detyronte të tërhiqeshin.

mimoza_hafizi_ben_blushi_22776

“Gjatë kësaj kohe ka pasur probleme brenda partisë dhe mënyrës se si kryetari i partisë m’u drejtua me anë të një email-i. Njerëzit janë më të ndjeshëm ndaj sjelljes së kryetarit. Fjalori i tij ka qenë i rëndë dhe u neverit nga disa zonja që nuk kanë ardhur tek LIBRA për t’u fyer dhe ato thanë se do largohen nga të gjitha funksionet nëse situata vijonte të ishte e tillë. Blushi filloi të bënte presione verbale tek anëtarët e bërthamës i detyronte të tërhiqeshin. Në ditën kur ne bëmë mbledhjen disa kishin dhënë dorëheqjen dhe ne nuk e dinim sa njerëz ishin.”- tha Mimoza Hafizi.

Përjashtimi nga LIBRA, Hafizi flet për hakmarrje: Të gjithë ata që firmosën largimin tim, do të…

Mimoza Hafizi, ish-deputete e PS dhe LIBRA-s ka qenë e ftuar sot në emisionin Studio e hapur, në News 24, të Eni Vasilit, ka folur për përjashtimin e saj nga libra.

Ajo tha se përjashtimi ka qenë një makinacion për përjashtimin e saj dhe tha se do të nis një betejë e cila mund të jetë dhe ligjore me të gjithë ata që kanë firmosur për largimin e saj.

hafizi

Pjesë nga deklaratat e Hafizit

Kushdo që ka hedhur firmën për përjashtimin tim do të ketë përballjen time. Unë këtij vendimi do ti shkoj deri në fund  dhe nuk lejoj që organizata që unë krijova të degjeneroj në këtë mënyrë.

Është proces që do e çoj deri në fund, do i çoj para përgjegjësisë të gjithë njerëzit që kanë vendosur, një komision jo i mbledhur në mënyrë legjitime, ridikulizon organizatën tonë. Situatë e papranueshme dhe qesharake,”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura