Pazaret e drogës kanë futur në sherr një shqiptar në Rimini i cili është përleshur me një koleg të tij italian. Ky i fundit raportohet se është shtruar në kujdes intensiv në spitalin e Cesena, pasi u godit me thikë në shpinë nga shqiptari.
Sipas mediave vendase, 20-vjeçari italian kishte precedentë të mëparshëm të konsumit dhe trafikimit të drogave të lehta.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen mes 31 Gushtit dhe 1 Shtatorit. Shqiptari, u arrestua teksa përpiqej të largohej për t’i shpëtuar policisë.
Duket se shkaku i konfliktit thonë mediat kanë qenë arsyet që lidhen me pazaret e drogës. Emrat e të dyve nuk bëhen me dije.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al