“Konflikt mes Bashës dhe Metës brenda opozitës”, Balla flet për shanset e shpërndarjes së Parlamentit nga Presidenti: E dini atë përrallën ‘Dhelpra dhe rrushtë’?

| 12:31
SHPËRNDAJE

meta balla

Kreu i Grupit të PS-së, Taulant Balla tha sot se thirrja e Presidentit për tubimin e datës 2 mars është shprehje e një konflikti të brendshëm të opozitës që sic tha deputeti socialist, po zhvillohet mes Lulzim Bashës dhe Ilir Metës për lidershipin e opozitës.

Balla i pyetur nga gazetarët nëse qeveria ndihet e rrezikuar në rast se kreu i shtetit shpërndan parlamentin sic e ka paralajmëruar, nëse kjo kërkesë vjen nga populli, ftoi të gjithë të kujtojnë dhe nëse nuk e dinë, të lexojnë përrallën e dhelprës me rrushtë.

A është mbajtja e Kongresit të PS për 3 ditë një shfaqje fuqie ndaj presidentit Ilir Meta?

Ju e dini se kongresi i PS është caktuar në shtator të 2019, për shkak të tërmetit të 26 nëntorit, axhenda politike e PS pësoi ndryshim me disa javë. Kongresi i datës 29 është përcaktuar prej shumë javësh që në fund të 2019, kjo s’ka të bëjë aspak me cështjet dhe konfliktet e brendshme që kanë lindur brenda mazhorances, mes Lulzim Bashës dhe Ilir Metës apo problemet të karakterit kush është lideri i opozitës, ne nuk hyjmë në këtë debat kjo është cështje që u takon atyre”.

A ndihet qeveria e rrezikuar nëse presidenti ndërmerr shperndarjen e Parlamentit?

E dini atë përrallën dhelpra dhe rrushtë? Përgjigjen e keni aty, lexojeni me shumë vëmendje dhe nuk jap asnjë koment, do hezitoja të bëja cdo koment përkundrejt një presidenti që tashmë ka humbur cdo lloj sjellje kushtetuese normale për të vijuar për të qenë President i Republikës. Problemet e lidershipit ti zgjidhi pa zhurmë brenda opozitës e ska nevojë të shqetësojë mendjet, veshët dhe zemrat e shqiptarëve.

 

Te lidhura

Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

1 KOMENT

Comments are closed.