Konfiskimi i “Prestige Resort”/ Gazetarja Klodiana Lala: Gjykata s’ka dhënë ende vendimin! Institucionet shtetërore me arbitraritet po kryejnë shkelje

Mar 22, 2023 | 19:22
SHPËRNDAJE

Gazetarja Klodiana Lala thotë se konfiskimi i Prestige Resort është bërë ndërkohë që ende nuk ka një vendim gjykate.

klod lala1

Sipas Lalës, për aq kohë sa gjykata nuk ka dhënë fjalën e vet, të lë të kuptosh se institucionet shtetërore me arbitraritet po kryejnë shkelje dhe me forcë po kryejnë një konfiskim.

“Garanti në këtë konflikt është gjykata. Gjykata nuk e ka thënë ende fjalën e saj për të na lënë të kuptojmë se ku qëndron problemi, është kompania private apo institucionet shtetërore me arbitraritet po kryejnë shkelje dhe me forcë po kryejnë një konfiskim. Sa kohë nuk ka vendim gjykate, kjo është shkelja e parë e rëndë.

Ka një urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Financave sipas të cilëve duhet të kalojnë dy prona të “Prestige Resort” në konfiskim për personat me aftësi të kufizuara. Ky urdhër i përbashkët është atakuar në Gjykatën Administrative nga ana e kompanisë Hysenbelliu Group. Gjyqtarja Afërdita Maho ende nuk është shprehur me vendim gjyqësor. Ne ende nuk e kemi të qartë se cila nga palët nuk ka të drejtë.

Në një ditë pushimi zyrtar, sot është një festë fetare dhe duhet të respektohej. Duhej të respektoheshin hallkat ligjore. Ne nuk na është dhënë mundësia të kuptojmë cila nga palët ka të drejtë, Hysenbelliu Group apo institucionet shtetërore? Pse i gjithë ky nxitim? Ky reagim vjen pak ditë pas raportit të DASH”, tha Lala në Syri TV.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura