Konfiskimi i “Prestige Resort”/ Dashnor Sula: E turpshme! Deri dje zhvillonit aktivitete atje, kur nuk ju intereson, i dërgoni mjetet për ta zhdukur dhe për ta rrënuar

Mar 23, 2023 | 16:58
SHPËRNDAJE

Deputeti i PD-së, Dashnor Sula e ka konsideruar të turpshme vendimin e qeverisë për konfiskimin e “Prestige Resort”. Nga foltorja e Kuvendit, Sula deklaroi se deri dje, qeveria kishte respekt për pronarin e rezortit, madje zhvillonin edhe aktivitete në këtë biznes.

dashnorsula

Por, vijon Sula, kur qeverisë nuk i intereson më, përdor të gjitha mjetet për ta rrënuar dhe për ta zhdukur biznesin.

Sula: Por padiskutim, e zeza mbi të bardhë nga DASH është me raste specifike. S’do e përfshija si debat, por më vjen turp kur shkruhet për Shqipërinë me raste konkrete, siç është rasti i fundit për median. Ju, deri dje e mbanit dhe e respektonit, madje e kishit shumë afër, dhe në momentin që doli nga rreshti, ju e falimentuat. Aty e kishit ju deri dje? Tani u kujtuat për taksat. E quanit vëlla Hysenbelliun, ju i jepni shanse për të punuar. E lejuat, sepse kështu i bëni punët me të gjithë. Kur nuk ju intereson, çoni gjithçka, mjetet, sulmet për ta zhdukur, rrënuar. Është turp. Boll me këto hipokrizi, është e turpshme mënyra se si silleni.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura