Konfiskimi i “Prestige Resort”/ Alfred Lela: Akt terrorist dhe shtet mafioz! Raporti i DASH shërbeu si ndezës i një harbutërie të re

Mar 23, 2023 | 18:40
SHPËRNDAJE

Drejtori i Komunikimit në PD Alfred Lela ka deklaruar se akti i ndërmarrë për konfiskimin e dy godinave të “Prestige Resort”, është një akt terrorist që e tregonte shtetin si një shtet mafioz dhe jo si një shtet normal që zbaton ligjin.

lela-770x431

Në një intervistë për News24, ai ka shtuar se akti i djeshëm është nxitur edhe më shumë nga raporti i DASH, i cili sipas tij ishte një kronikë e zezë për kronikën politike të atyre që qeverisin vendin, me në krye kryeministrin Edi Rama.

“Kur ka ngjarje të rënda jemi mësuar të themi e paprecedentë. Në fakt kjo e ka një precedent se ishte sulmi i dytë ndaj një mediaje, ky i dyti ishte edhe më i zi se i pari sepse u duke se shteti kishte frikë të zbatonte e të merrte në fuqi vendimin e vet.

Pamë njerëz që ruheshin e maskoheshin, dukeshin si një shtet mafioz e jo si një shtet që shkon në një ambient për të zbatuar ligjin.

Mënyra se si kryhet akti i bën të duken kundërligjorë, mafiozë të rëndomtë, e gjithë mënyra si ishte organizuar të shkuarit e gjithë skenografia dukej si një akt turpi. Pse kishin turp? Se po kryenin një akt të kundra ligjshëm.

Mbase e dinin se ajo që po bënin nuk përputhej me ligjin ndaj mbulonin kokën me kapuç apo lëshoheshin fazat prej një drejtori aty, që thoshte duhet të pyesni kompetentin.

Kjo më kujtoi Suden që kur humbi paratë doli në frëngjinë e organizatës së saj e tha unë nuk di gjë, e di kompetenti”, tha Lela.

Lela ka deklaruar se ka qenë raporti i DASH ai që ka nxitur sipas tij një harbutërie të re nga ana e kryeministrit shqiptar. Ai ka shtuar se shqiptarët duhet të marrin në dorë fatet e tyre, si e vetmja rrugë për të mbrojtur veten ndaj këtij pushteti politik.

“Kronologjia të tregon se janë dy kundër reagime të ligjshme e etike që pasohen nga një akt i tillë.

Raporti i DASH shërbeu si ndezës i një harbutërie të re. Është një qeveri që është mësuar të mos i thonë jo.

Raporti i DASH një kronikë e zezë për kronikën politike të atyre që qeverisin vendin, me shef Edi Ramën.

Shteti nuk është privat, nuk është i Ramës dhe qeverisë së tij, por i brezave dhe taksapaguesve. Në këtë rast rreziku është një dhe ai është i pari i vendit.

Do të jenë shqiptarët ata që do të paguajnë kostot. Është një mësim që nuk bëhet mësim, duhet reagim. Vendimet e tilla të qeverisë në institucionet ndërkombëtare të drejtësisë kanë rënë në shpinën e drobitur të shqiptarëve që duhet të paguajnë, sepse nuk kam parë ndonjë ministër apo kryeministër të shkruajë ndonjë çek në rastin e një vendimi kur vendimeve të ligjshme të qeverisë.

Në fund faturën e paguajnë shqiptarët. Akte të tilla terroriste nuk duhen lejuar të ndodhin, bëhen për spektakël por në fund kanë një fund të hidhur me shuma të majme. Analiza që duhet të bëjmë është kush be bën dëmin dhe kush paguan për të.

Kur dikush goditet, kjo është edhe thirrje për mediat e tjera, kur goditet një media janë goditur të gjitha.

Populli duhet të marrë vetë fatet në dorë. Kjo është dalja nga kjo gjendje ku përballë ke pushtetin politik dhe askush nuk të mbron dot prej tij, kjo ka ndodhur shumë herë që me Teatrin.

Kush e nisi me tritol e mesa duket kërkon ta mbylli me tritol. Po bie perdja për Ramës. Mbase është një shenjë lamtumire me tritol”, tha mes të tjerash ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura