Konfirmohet shtatzënia e Elita Rudit! Moderatorja dhe reperi do të bëhen prindër të një vajze

Sep 21, 2020 | 9:40
SHPËRNDAJE

Prej disa kohësh, në media qarkullonte lajmi se moderatorja Elita Rudi dhe reperi Gjiko do të bëheshin prindër për herë të dytë.

elita dhe gjiko prindër për herë të dytë (3)

Mbrëmjen e djeshme, Gjiko ka konfirmuar zërat nëpërmjet një videoje të postuar në Instastory.

elita dhe gjiko prindër për herë të dytë (1)

Në të dukej lehtësisht barku i rrumbullakosur i moderatores bukuroshe.

elita dhe gjiko prindër për herë të dytë (1)

Çifti vendosi ta ndante lajmin e bukur ditën që do të zbulonin gjininë e bebit.

elita dhe gjiko prindër për herë të dytë (9)

Me këtë rast, ata organizuan edhe një super festë, ku të ftuar kanë qenë familjarë dhe të afërm të çiftit.

Me djalin në krahë, Zërin, Gjiko plas tullumbacen, duke zbuluar për të gjithë se në jetë do të vijë një vajzë.

elita dhe gjiko prindër për herë të dytë (12)

“Jam shumë e lumtur që familjes tonë po i shtohet një vajzë”, shkruajti moderatorja krahas videos, ku shfaqet duke kërcyer nga gëzimi.

elita dhe gjiko prindër për herë të dytë (2) elita dhe gjiko prindër për herë të dytë (1)

elita dhe gjiko prindër për herë të dytë (11) elita dhe gjiko prindër për herë të dytë (10)

elita dhe gjiko prindër për herë të dytë (5)

elita dhe gjiko prindër për herë të dytë (2)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura