Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, Musta firmos për dy vite me Partizanin

Jun 15, 2021 | 12:56
SHPËRNDAJE

Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport“, Partizani ka bërë goditjen e parë në merkato. Emiljano Musta është lojtari më i ri të kuqve.

198990382_760663111289896_7991819866550348054_n-1

Mbrojtësi i majtë ka arritur marrëveshjen me drejtuesit e “demave” dhe sot pritet të bashkohet me skuadrën në Ohër, aty ku zhvillohen përgatitjet për Kupat e Europës.

Pak ditë më parë, saktësisht më 10 qershor, “Panorama Sport” siguroi foto nga takimi i drejtorit të Partizanit, Olsi Rama me mbrojtësin dhe tashmë mësohet se marrëveshja është arritur, me Mustën që ka firmosur për Partizanin për 2 vite. Kjo është konfirmuar nga vetë lojtari për gazetën.

Kujtojmë që elbasanasi ka qenë pjesë e Partizanit në sezonin 2013-2014.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura