Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, Arbër Çyrbja firmos për dy vite me klubin e sapongjitur në Superiore

Jun 19, 2021 | 14:59
SHPËRNDAJE

Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, Arbër Çyrbja është lojtari më i ri i Egantias. Futbollisti 27-vjeçar ka arritur marrëveshjen me drejtuesit rrogozhinas dhe ka firmosur kontratë 2-vjeçare.

202790133_178332590969185_478857728508184534_n

Çyrbja rikthehet në Superiore pas një viti, teksa sezonin e fundit ishte pjesë e Gjilanit në Kosovë. Mesfushori e njeh mirë kampionatin shqiptar, teksa në të kaluarën ka qenë edhe pjesë e Kukësit në Superiore.

Njoftimi i klubit:

Arber Çyrbja është lojtari i radhës që firmos me KF Egnatian.

Shijakasi ka firmosur me Egnatian për 2 sezone duke besuar tek projekti i presidentit Agim Demrozi.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura