Konfirmohet dënimi, ish-ministrja e Brendshme do të vuajë 6 vite burgim

Oct 8, 2018 | 13:53
SHPËRNDAJE

Gjykata Penale ka konfirmuar masën e dënimit në procedurën e ndarë për ish ministren e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska në rastin “Tanku”. Penalja konfirmoi dënimin me 6 vite burg për ish ministren Jankulloska.

Gordana-Jankuloska

Gjykata e Apelit më 5 tetor në rastin “Tanku” shqyrtoi dënimin me 2 vite burg për ish kryeministrin Nikolla Gruevski , Ndërsa Gjykata e shkallës së dytë kishte ulur për 2 vjet dënimin për Gjoko Popovskin i dënuar po për të njëjtën vepër./AlsatM

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura