Konfirmohen tri mungesa në formacionin e Skënderbeut, Daja niset me dhimbje koke për në Zvicër

Dec 5, 2017 | 18:51
SHPËRNDAJE

Tri mungesa të konfirmuara do të ketë Skënderbeu ditën e enjte në ndeshjen kundër Jang Bojsit. Siç dihet, Nespor prej kohësh nuk është më në dispozicion të ekipit për shkak të problemeve në shpinë. Ky është emri i parë në listën e mungesave.

Skenderbeu

Soue gjithashtu nuk do të jetë nën urdhrat e trajnerit Daja. Ndërsa i fundit i listës është Bruno Dita. Mesfushori ka ende probleme dhe nuk është rikuperuar, kështu që, me shumë mundësi do të mungojë edhe këtë takim. Në anën tjetër, shqetësime ka pasur edhe Osmani, por kanë qenë të vogla çka nuk e rrezikojnë korçarin që të jetë pjesë e ekipit.

Normalisht, ditën e djeshme Osmani ka punuar veçmas, por nga sot do të bashkohet me bardhekuqtë. Trajneri Daja e paralajmëroi edhe pas ndeshjes me Kukësin se në ndeshjet e Europës do të ketë disa ndryshime në formacion duke qenë se klubi ka objektiva për të shitur disa lojtarë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura