Konfirmohen tre raste të reja me koronavirus në Kosovë, numri i të prekurve shkon në 94

Mar 29, 2020 | 20:13
SHPËRNDAJE

Ka shkuar në 94 numri i personave të infektuar me COVID-19 në Kosovë, ndërsa tre raste të reja u konfirmuan sot.

Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK ka testuar 45 mostra të marra nga rastet në terren të dielën.

kosova

Rastet pozitive janë raste kontakti, dy prej të cilave me vendbanim në Prishtinë dhe një me vendbanim në fshatin Kijevë-Malishevë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura