“Konfirmohen pagesat për lobimin”, Balla publikon shkrimin e “The Times”: Një kompani skoceze guaskë është në zemër të hetimeve britanike

Jan 18, 2020 | 18:56
SHPËRNDAJE

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka publikuar një shkrim të gazetës “The Times”, ku sipas tij provat e reja të hetimeve britanike konfirmojnë pagesat për lobimin.

balla2-e1578916424888

Gjithashtu për të provuar të vërtetat sipas tij, Balla ka publikuar edhe dokumentet e publikuara në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Drejtësisë (Akti i Rregjistrimit të Agjentëve të Huaj).

Balla shkruan se provat konfirmojnë përfundimisht se një kompani skoceze guackë ‘(SLP) është në zemër të një hetimi mbi krimet e dyshuara të financimit të fushatës të Lulzim Bashës, kryetarit të opozitës në Shqipëri, i cili e shkeli këtë rregull i pandërshkuar’.”

Kryetari i grupit të PS-së, Balla thekson se tashmë Partia Demokratike dhe kreu i saj, Lulzim Basha i detyrohen publikut shqiptar një përgjigje të menjëhershme.

“SLP në qendër të skandalit politik në Shqipëri është Biniatta Trade e regjistruar nga Edinburg. Në vitin 2018 në rregjistrat publikë rezulton të jenë paguar qindra mijëra dollarë një lobisti amerikan në emër të Partisë Demokratike të zotit Basha. Zoti Basha fillimisht u akuzua për pastrim parash por kjo u rrëzua. Biniatta Trade u lejua të ndryshojë emrin e saj dhe pastaj u mbyll vitin e kaluar, pa u identifikuar kurrë një pronar i vertetë i saj”, shkruan ‘The Times’, përcjell Balla.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura