Konferenca e Parë Ndërqeveritare, reagon Basha: Dikur dridheshin ndaj BE-së, tani autokratët e korruptuar të Ballkanit e fajësojnë unionin në vend të…

Jul 2, 2021 | 13:50
SHPËRNDAJE

lulzimbasha-bw

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar lidhur me deklaratat e kryeministrit Edi Rama ndaj Bashkimit Europian për mos hapjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Përmes një postimi në Twitter, edhe pse nuk e ka përmendur me emër, ai i ka cilësuar liderët e Ballkanit Perëndimor, ku përfshihet dhe Rama, si autokratë.

Sipas Bashës, ishte një kohë kur zyrtarë të BE-së si Reinhard Priebe flisnin për shkeljet e “autokratëve” të Ballkanit, kryeministrat dhe kolegët e tyre dridheshin nga frika.

Më tej kryedemokrati vazhdon duke thënë se tani autokratët e korruptuar të ballkanit kanë guximin dhe fajësojnë mungesën e përparimit të BE-së në vend të minimit që ata po i bëjnë demokracisë dhe sundimit të ligjit.

“Ishte një kohë kur zyrtarët e BE-së si Reinhard Priebe flisnin për shkeljet e autokratëve të Ballkanit mbi Demokracinë dhe Sundimin e Ligjit dhe Kryeministrat e Ballkanit dhe kolegët e tyre dridheshin nga frika, reflektonin ose u votuan. Duket se tavolinat janë kthyer. Autokratët e korruptuar të Ballkanit kanë guximin të hedhin fajin për mungesën e përparimit në BE, në vend të goditjeve të tyre të tmerrshme ndaj demokracisë dhe sundimit të ligjit” – shkruan Basha.

Këtë të premte, kryeministri Edi Rama në forumin e Prespës deklaroi se nuk do t’i luteshin më Bashkimit Europian për të hapur konferencën e parë ndërqeveritare dhe se Shqipëria nuk është në depresion.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura