Konferenca e ministrave të Jashtëm të vendeve të BE/ Maas mesazh për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Jun 8, 2021 | 11:59
SHPËRNDAJE

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, çeli sot takimin virtual mes Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit.

mas

Përmes disa postimeve në “Twitter” Maas tregon mesazhet që ka përcjellë gjatë takimit të sotëm, ku ndër të tjera thotë se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë bërë progres dhe bisedimet e anëtarësimit për dy vendet duhet të nisin tani.

“Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë bërë progres të qëndrueshëm në reformën në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Me Marrëveshjen e Prespës Shkupi dhe Athina treguan lidership politik me rëndësi historike. Kjo është arsyeja pse bisedimet e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë duhet të nisin tani. Falënderoj Presidencën Portugeze për marrjen përsipër të kësaj detyre për më tej – do të ketë mbështetjen tonë të plotë!

Më lejoni të jem i qartë: të gjithë ne e dimë që politika e brendshme mund të kufizojë hapësirën e lëvizjes për politikën e jashtme. Kuptojmë gjithashtu që çështje të caktuara të historisë dhe identitetit janë delikate. Por çështje të tilla dypalëshe nuk do të duhej të pengonin gjithë procesin e anëtarësimit”, tha Maas. Kryediplomati gjerman theksoi se ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor është në BE.

“E ardhmja e të gjitha vendeve në Ballkanin Perëndimor qëndron në #BE. Ne kemi nevojë për të rifilluar procesin e zgjerimit dhe për të ecur përpara me pajtimin rajonal. Ky ishte mesazhi im në takimin e sotëm të ministrave të jashtëm të Procesit. #Berlin”, shkruan Maas.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura