Konferenca e Donatorëve/ Mbretëria e Bashkuar dhuron 1 milion paund: Do të vijojmë mbështetjen tonë

Feb 17, 2020 | 18:02
SHPËRNDAJE

Mbretëria e Bashkuar i ka dhuruar Shqipërisë 1 milion e 189 mijë euro, që do të shkojnë për procesin e rindërtimit.

Në Konferencën e Donatorëve, përfaqësuesi i Britanisë u shpreh se ata do të vijojnë të ndihmojnë vendin tonë.

Capture

Dua të shpreh ngushëllimet për jetët e humbura dhe dëmet e shkaktuara. Veç ndihmës së menjëhershme humanitare, në materiale, vizita jonë në Shqipëri bëri që të dërgonin këshilltarë afatgjatë që vijojnë të ndodhen aty. Ne do të vijojmë mbështetjen tonë. Në 4 dhjetor kryeministri ynë u angazhua që do të ndihmojmë Shqipërinë. Britania e Madhe do të japi 1 milion paundë, që përkthehen në 1 milion e 189 mijë euro”, tha përfaqësuesi i Mbretërisë së Bashkuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura