“Koncesioni për karburantet”/ Ekspertët: Lëshim për oligarkët, rrit çmimin për konsumatorët. Ka dyshime se…

Mar 2, 2021 | 17:56
SHPËRNDAJE

Koncesionin e ri për monitorimin e vëllimit të transaksioneve në sektorin e hidrokarbureve kryeministri Edi Rama e quan një proces licensimi dhe jo një PPP. Sipas kreut të qeverisë një shërbim i tillë është pjesë e dixhitalizimit të shërbimeve.

sako-preci

“Jo cdo gjë që ndodh është koncesion ky është një proces licensimi në vazhdim të revolucionit dixhital.” u shpreh sot Rama.

Por për ekspertët e ekonomisë Zef Preçi dhe Pano Soko, ky është koncesioni i radhës i qeverisë. Sipas tyre tarifa që do të paguhet për koncesionin do të reflektohet në çmimin final të karburantit që shitet për qytetarët.

“Vendimarrje të kësaj natyre të pastudiuara që janë thjesht transferim në duar të privatësh të shërbimeve bazë publike shtetërore cojnë në rritjen e kostos për rrjedhojë cmimi final do të jetë më I lartë nga cfarë është aktualisht.” thotë Preçi.

“Lekët që do të paguhet koncesionari do të na rëndojne ne tek cmimi i naftës sepse praktikisht ato do të jenë lek shtesë që do të paguhen nga pikat e shpërndarjes së naftës dhe natyrisht që pikat fundore të shpërndarjes së naftës do ta reflektojnë në çmim atë.” -tha Soko.

Madje eksperti Preçi ngre dyshime se kompanitë që do të fitojnë këtë koncesion mund të jenë gjetur më parë.

“Këtë vendimarrje të qeverisë e shikoj si një lëshim që i bëhet oligarëkeve të caktuar dhe jam e bindur që firmat do të jenë krijuar posacërisht për këtë qëllim dhe njëkohësisht do të jetë shumë vështirë juridikisht për t’u trajtuar në periudhat e ardhshme.” shtoi Preçi.

Vendimi është marrë në 24 Dhjetor por është publikuar dy muaj më vone në fletoren zyrtare dhe përcakton kriteret dhe kushtet e këtij koncesioni, që rama e quajti licencim. Eksperti Pano Soko thotë se vetë ligji i fiskalizimit i miratuar po nga kjo qeveri nuk lejon palët e treta në dhënien e këtyre shërbimeve.

“Disa shkelje që janë bërë në procedurë të cilat konsistojnë në vetë ligjin e fiskalizimit I cili nuk e lejon dhënien e shërbimeve të fiskalizimit të tretëve.”-tha Soko.

Sipas vendimit te qeverisë, tri kompani që do të përzgjidhen nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit dhe tatimet, do te monitorojnë qarkullimin transaksioneve në sektorin e hidrokarbureve. Shoqëritë e tregtimit te karburanteve do te detyrohen ta blejne kete sistem të ri monitorimi kundrejt pagesës. Koncesioni parashikohet te këtë një vlerë prej 100 milionë eurosh dhe do të zgjasë 10 vite. /News 24/

 

© Panorama.al

Te lidhura


Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.