Koncerti i parë në kohë pandemie u realizua me sukses në mënyrën më të pazakontë! Por si lindi idea?

| 23:28
SHPËRNDAJE
 

Banda e rock-ut, “The Flaming Lips” ka paraqitur një koncept të ri për zhvillimin e koncerteve gjatë kësaj periudhe, kur grumbullimet nuk lejohen për shkak të pandemisë: koncerte në flluska plastike.

koncerti (2)

Muzikantët e rock-ut nga Oklahoma City kanë përdorur flluska me madhësi njerëzore për të mbrojtur veten dhe fansat e tyre nga Covid-19, teksa gjetën një mënyrë gjeniale për të interpretuar “live” në koncert, pa hequr dorë nga kënaqësia e të pasurit të një publiku mbështetës, raporton “CNN”.

koncerti (1)

Duke performuar në “The Criterion” në qytetin e tyre të hënën në mbrëmje, “The Flaming Lips” dhe të gjithë adhuruesit e pranishëm u futën brenda sferave plastike individuale. Ky koncert aspak i zakontë lindi nga një skicë e hartuar nga Wayne Coyne gjatë ditëve të para të pandemisë.

Unë bëra një vizatim të vogël, ku shiheshin ‘The Flaming Lips’ duke bërë një shfaqje në 2019-ën. Në vizatim unë isha personi i vetëm në flluskë hapësinore, ndërsa të gjithë të tjerët ishin thjesht normal,“- tha Coyne për CNN gjatë një interviste në telefon të premten.

koncerti (1)

Pastaj bëra një vizatim tjetër, ‘The Flaming Lips’ duke luajtur një shfaqje në vitin 2020. Skenari ishte i njëjtë saktësisht, por unë isha në një flluskë dhe kështu ishin edhe të gjithë të tjerët.

Coyne dhe grupi e zbuluan për herë të parë konceptin gjatë një interviste në maj në “The Late Show” me Stephen Colbert. Kjo i frymëzoi ata të vazhdonin.

Me 100 fansa në flluskat plastike, “The Flaming Lips” interpretoi një remix të këngëve “Assassins of Youth“, “Brother Eye” dhe “American Head“.

Duket se këto flluska me fansa brenda do të jenë e ardhmja e muzikës “live”, të paktën për sa kohë të zgjasë pandemia…

Te lidhura


Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.