Koncerti i Maluma-s në Tiranë do të realizohet! Zbulohet data dhe vendi i eventit të shumëpritur

May 6, 2021 | 23:58
SHPËRNDAJE

Koncerti i Maluma-s në Tiranë do të mbahej më 14 mars të vitit të kaluar, por për shkak të pandemisë ai u anulua.

maluma (8)

Këngëtari latin do të performonte në Sheshin nënë Tereza më 6 shtator të po atij viti, por edhe kjo nuk ndodhi për shkak të agravimit të situatës me Covid-19.

maluma (6)

Mirëpo, ditën e sotme është mësuar se koncerti i Malumas do të mbahet në Ditën e Verës, pra më 14 mars, vitin e ardhshëm.

maluma (4)

Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të këngëtarit, duke gëzuar kështu të gjithë fansat e tij.

maluma (5)

Një vit më parë, u mësua se bileta për të marrë pjesë në koncert është 25-38 euro, ndërsa për të gjithë ata që duan ta takojnë nga afër artistin, mund të blejnë biletën “Meet & Greet” për 335 euro.

maluma (1)

Bashkia Tiranë dhe kompania “RedCloud” si organizatore e këtij koncerti bën me dije se nuk do të ketë rimbursim të biletave të blera, por ato do të jenë të vlefshme për datën e re të koncertit.

maluma (6)

Biletat mund të përdoren nga personat që i kanë blerë ose persona të tjerë që do të duan t’ua dhurojnë ose rishesin të njohurve të tyre, ose palëve të treta që janë të interesuar për të blerë këto bileta,” informon kompania.

maluma (2)

Organizatorët këshillojnë që ata që duan të shkojnë në koncert t’i ruajnë biletat e tyre pasi çmimet e biletave për koncertin e 14 marsit 2022 do të jenë më të shtrenjta.

maluma (3)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura