Komuniteti rom diskriminohet në shkolla, ja detyrat që vendos BE-ja

Jul 22, 2016 | 16:00
SHPËRNDAJE

Nxënësit e komunitetit rom dhe egjiptian paragjykohen e diskriminohen nga mësues e drejtorë shkollash, frekuentojnë shkolla të veçanta, ndërsa nuk është bërë asgjë për integrimin e tyre në tregun e punës përmes arsimit dhe formimit profesional. Këto janë disa nga gjetjet e seminarit për komunitetin rom e egjiptian, në kuadër të dialogut politik Shqipëri- Bashkim Europian.

rom

Bazuar në këto tregues, BE i ka vënë Ministrisë së Arsimit bashkë me atë të Mirëqenies Sociale disa detyra, të cilat duhet të përmbushen brenda dy vitesh. Kështu, deri në muajin shtator, ata duhet të kenë miratuar një rregullore për zbulimin e diskriminimit në shkolla, të rrisin me 10% nivelin e regjistrimit të tyre përmes koordinimit të punës së MAS me drejtoritë e shkollave, të heqin tarifën e kopshtit dhe studimeve të larta për fëmijët e komunitetit rom e egjiptian me të ardhura më të ulëta se 20 mijë lekë/muaj.

Të gjitha këto masa do të jenë lehtësisht të verifikueshme, përmes numrit të atyre që figurojnë të regjistruar në sistemin shkollor dhe atë universitar.

MAS i kërkohet të publikojë një raport monitorimi për bursat, këshillimin, transfertat e kushtëzuara të parave, tekstet shkollore dhe transportin falas. Puna nuk do të mbyllet këtu. Ministria duhet të vërë në dispozicion grante dhe çmime për një gamë më të gjerë kursesh për këto kategori.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura