Komuniteti grek i Dëshmitarëve të Jehovait reagon pas ngjarjes horror në Tiranë, ja çfarë thonë për nënë e bijë që u vetëflijuan

| 20:52
SHPËRNDAJE

Përfaqësuesit e Dëshmitarëve të Jehovait kanë mohuar që nënë e bijë të gjetura të vdekura në një apartament në Tiranë i përkisnin fesë së tyre.

greqi

Sëbashku me dy viktimat, Zhaneta Josifi, 56 vjeç dhe vajza Anisa Josifi 30 vjeç, në gjendje të rëndë u gjet edhe vajza tjetër e familjes, Blerta Josifi, e cila tashmë është duke marrë trajtim mjekësor.

Mediat greke raportojnë se sipas shërbimit mjekoligjor, 30-vjeçarja, Anisa Josifi, studente në universitet, kishte vdekur të paktën 15 muaj, para se të konstatohej ngjarja e rëndë dhe nëna dhe motra e mbanin të mbuluar në krevat, duke pritur “ringjalljen” e saj.

Që në fillim, u përfol për vetëflijimin e dëshmitareve të Jehovait, por organizatat e tyre në Tiranë dhe Athinë mohuan që gratë kishin ndonjë lidhje me bashkësinë e tyre.

“Ne duam t’ju informojmë zyrtarisht se asnjëra prej dy grave që kanë kryer vetëvrasje nuk i përkisnin bashkësisë sonë fetare dhe as nuk kishin ndonjë lidhje me të. Mbi të gjitha, vetëvrasja nuk është për asnjë arsye e justifikuar nga feja e Dëshmitarëve të Jehovait. 

Mësimet e Biblës bazohen në respektin më të madh të jetës njerëzore dhe askund quhet vetëvrasja, si diçka e bekuar nga Zoti. Është bindja jonë e thellë që Perëndia kurrë nuk do t’i kërkonte askujt që t’i japë fund jetës së tij, sepse jeta është e shenjtë për të!” – thuhet në një deklaratë nga komuniteti Grek i Dëshmitarëve të Jehovait.

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.