Komunikime me Rrajën, të arrestuarin për atentatin ndaj “Rrumit” e prokurorit, dëshmon Kejvina Kthella. Nga lëvizjet te dita e ngjarjes, nëse do jetë e nevojshme asaj do t’i kërkohet…

Nov 8, 2019 | 11:36
SHPËRNDAJE

Një javë pas atentatit ndaj prokurorit Arian Ndoja, janë zbuluar detaje të reja lidhur me ngjarjen, por edhe me personin e vetëm që është arrestuar deri tani, Redjan Rraja.

KEJVINA KTHELLA (MAJTAS) I ARRESTUARI REDJAN RRAJA DHE VENDI I ATENTATIT
KEJVINA KTHELLA (MAJTAS) I ARRESTUARI REDJAN RRAJA DHE VENDI I ATENTATIT

Burime nga Policia bënë të ditur për “Balkanweb”, se është marrë në pyetje mikesha e personit të arrestuar si autor i dyshuar i atentatit, Redjan Rraja. Bëhet fjalë për modelen e njohur, Kejvina Kthella.

Ajo është një nga vajzat mjaft të njohura të showbiz-it shqiptar e më gjerë, që është edhe pjesë e modelingut. Hetimet kanë zbuluar se modelja e njohur kishte miqësi me Redjan Rrajën, i arrestuar pak ditë më parë në Pikën Kufitare të Hanit të Hotit, në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria.

Redjan Rraja
Redjan Rraja

Burime policore thanë se Kthella kishte bisedime të shpeshta telefonike me 34-vjeçarin Rraja. Ndërkohë, po të njëjtat burime bëjnë me dije se Kthella është marrë në pyetje për të zbuluar më shumë rreth lëvizjeve të Rrajës, ditën e atentatit, por edhe për të mësuar më shumë mbi jetën e këtij të fundit, gjë që mund të ndihmojë hetuesit për zbardhjen e së vërtetës.

kejvina-3

Deri tani, ende nuk dihet se çfarë ka deklaruar modelja para oficerëve të Policisë Gjyqësore, pasi burimet janë shumë të rezervuara në këtë drejtim. Megjithatë, burimet thanë se në rast se do të jetë e nevojshme, asaj do t’i kërkohet sërish që të paraqitet në Polici, nëse do të vlerësohet se mund të ketë dobi për hetimet. Përveç saj, Policia ka marrë në pyetje edhe persona të tjerë, të afërm e miq të Rrajës, për të zbuluar lëvizjet e tij.

HETIMET

Atentati ndaj prokurorit Arian Ndoja, që ndodhi pasditen e së premtes te Mbikalimi i Shkozetit, ka sjellë verifikimin e të gjitha dosjeve të pronave në Durrës. Jo vetëm dosjet që kishte aktualisht apo kishte hetuar më parë vetë prokurori që mbeti i plagosur, por edhe çështje që janë në proces hetimi nga kolegët e tij.

kejvina-2

Fakti që në atentat mbeti i plagosur edhe Pëllumb Muharremi, i njohur edhe si “Rrumi”, një personazh i lakuar shpesh për konflikte pronësie në zonën e Ishmit, e ka përforcuar edhe më tepër këtë dyshim.

Burimet thotë se sipas të gjitha të dhënave, provave, por edhe dëshmive, ngjarja e së premtes ka qenë një atentat me objektiv të dyfishtë. Ndonëse atentatorët nuk e arritën qëllimin final, hetuesit duket se nuk kanë dyshime se qëllimi i tyre ka qenë eliminimi i prokurorit Ndoja, por edhe i Pëllumb Muharremit.

kejvina 2

Pas gjetjes së makinës së atentatorëve në Shkafanë, rrugës së Ishmit, Policia ka verifikuar dhjetëra kamera sigurie. Burimet thanë se makina e atentatorëve është filmuar nga kamerat e një servisi afër vendngjarjes, ndërsa e njëjta makinë u gjet e braktisur në Shkafanë. Ekspertiza balistike ka zbuluar se një predhë e padëmtuar është gjetur në automjetin e prokurorit. Dyshohet se është shkrepur nga njëra nga armët kallashnikov, e cila u gjet brenda në makinë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura