Kompozitori i njohur Limoz Dizdari shtrohet në spital. Si paraqitet gjendja e tij shëndetësore

May 7, 2022 | 19:38
SHPËRNDAJE

dizdari-770x433Kompozitori i njohur Limoz Dizdari, njëkohësisht edhe ish-deputet i Partisë Socialiste të Delvinë është shtruar në spital.

Sipas News24 ai ndodhet i intubuar në reanimacion, ndërsa gjendja e tij paraqitet e rëndë. Dizdari kompozitor i muzikës së lehtë, veprave simfonike dhe muzikës së mjaft filmave po përballet me një formë të rëndë të sëmundjes së pulmoneve.

Pas mbylljes së qendrës kulturore ”Dea” në Ksamil vitin e kaluar, i detyruar ai u zhvendos për të jetuar në plazhin e Durrësit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura