Kompozitori legjendar italian ndahet nga jeta, “Metallica” shprehin mirënjohjen ndaj Enio Morricone: Do të të mendojmë gjithmonë si pjesë të familjes

Jul 6, 2020 | 18:00
SHPËRNDAJE

Kompozitori legjendar italian, Enio Morricone, u nda nga jeta mëngjesin e sotëm, në moshën 91-vjeçare.

Pas emrit të tij qëndrojnë kolonat zanore të filmave që kanë bërë histori në kinematografinë italiane dhe atë botërore.

Capture

Ai është i njohu po ashtu edhe për kompozimin e tij “The Ecstasy of Gold”, që ka shërbyer si hyrje në qindra koncerte të Metallica ndër vite. Me një shënim në facebook, grupi i famshëm muzikor, kanë shprehur mirënjohjen e tyre ndaj Morricone.

Dita që ne luajtëm për herë të parë “The Ecstasy of Gold” si prezantimi unë i ri në vitin 1983 ishte magjike. Që nga ajo ditë, është bërë pjesë e damarëve tanë, frymëmarrje e thellë, goditje zemërimi, lutje. Unë e kamë kënduar atë melodi me mijëra herë për të ngrohur fytin para se të dilja në skenë. Faleminderit Enio që na shtyve lart, duke qenë pjesë e madhe e frymëzimit tonë. Përgjithmonë do të mendojmë për ty si pjesë e familjes Metallica”, thuhet në mesazh.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura