“Kompleksi i Shën Naumit’ nuk duhet të shoqërojë më përfaqësuesit e shtetit shqiptar”, Idrizi: Jo më pranim i devizës së fqinjëve

Sep 22, 2020 | 19:43
SHPËRNDAJE

Marrëveshja e ujrave midis Shqipërisë dhe Greqisë ka qene ne qender te takimit te sotem te përfaqësuesve të shoqërisë civile të akademisë alternative shkencore “Rrënjët Tona” më kryetarin e PDIU-së, Shpëtim Idrizi, sekretaren e përgjithshme, Mesila Doda dhe kryetarin e fondacionit ” Hasan Tahsini.idrizi

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi u shpreh se vlerëson rolin e shoqërisë civile në mbrojtje të kauzave kombëtare.

Ai theksoi se “kompleksi i Shën Naumit” nuk duhet të shoqërojë më përfaqësuesit e shtetit shqiptar dhe se vetëm reciprociteti, dinjiteti dhe argumenti mund t’i çojë padyshim marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Greqisë të jenë marrëdhënie të mira, funksionale, të fqinjësisë së mirë, po sigurisht pa harruar atë që është e rëndësishme që është axhenda shqiptare.

“Heqja e ligjit të luftës, që mban të mbërthyer si një atavizëm shumë i madh marrëdhëniet midis dy vendeve, përtej efekteve shumë të mëdha pronësore, që ka të bëjë me pronat e shqiptarëve, me “Çështjen Çame” janë çështje që duhet të diskutohen. Debati midis Greqisë dhe Shqipërisë për detin e brendshëm, për detin territorial është një debat që nuk duhet të ekzistoje sepse kufijtë e Shqipërisë janë të sanksionuara dhe të vendosura që në vitin 1913″- tha ai.

Përfaqësuesi i shoqërisë civile të akademisë alternative shkencore “Rrënjët Tona”, Sazan Guri u shpreh se:

“Dy popujt tanë ekstrem siç është Çamëria dhe Kosova janë dy popujt më të vuajtuar, që kanë mbajtur barrën më të rëndë në përplasjet që unë i cilësoj se Çamëria dhe Kosova kanë ruajtuar atë që ne jemi sot. Ne boll kemi humbur nga padrejtësitë e së kaluarës, por nuk mundet sot që ne me diturinë, me argumenta, me njerëz që dinë, të humbim përsëri. Kemi kuptuar që këta që kemi në qeverisje mund ti quash edhe të uruar edhe baraz aq të mallkuar, për arsye se kanë anashkaluar çdo institucion që ka diturinë. Ne e kemi shprehur shqetësimin edhe tek Presidenti edhe tek zoti Rama dhe kemi bërë kërkesë, por edhe tek ju, se nëse nuk bëhemi pjesë e këtij mendimi atëherë ne do ti drejtohemi qytetarëve, popullit shqiptar, për ta çuar këtë nga një e keqje emadhe në një të mirë të madhe për vendin”.

Fjala e plotë e kryetarit te PDIU

“Sigurisht që e vlerësoj akoma më shumë nismën tuaj si shoqëri civile edhe në kohën që po jetojmë ku demokracia shqiptare është një demokraci jofunksionale. Ne jemi pa Gjykatë Kushtetuese, me një parlament monist dhe me shumë gjëra të tjera dhe besoj që sot më shumë se kurrë është i nevojshëm dhe i domosdoshëm roli i shoqërisë civile, i qytetarëve të lirë të cilët reagojnë vazhdimisht, për të gjitha problemet që shoqërojnë dhe shqetësojnë shoqërinë shqiptare.

Akoma më shumë ky angazhim i juaji qytetar është i rëndësishëm edhe për atë të ashtëquajturën “Çështje për Detin”, që besoj është një çështje e gatuar në pikëpamjen tonë nga diplomacia greke, e stimuluar nga ajo, por edhe nga paaftësia. Do të thoja “kompleksi i Shën Naumit” që ka shoqëruar deri më sot të gjithë përfaqësuesit tanë zyrtarë, derisa arritëm në rrëzimin me një vendim historik të Gjykatës Kushtetuese të marrëveshjes së vitit 2009.

Unë besoj dhe dua të ndaj me ju që “kompleksi i Shën Naumit” nuk duhet të shoqërojë më përfaqësuesit tanë dhe përfaqësuesit e shtetit shqiptar. Por mbi të gjitha ne si shqiptarë nuk mund të pranojmë më devizën e fqinjëve dhe kam parasysh këtu Greqinë dhe Serbinë që çfarë është e tyre është e tyre dhe çfarë është e jona është e diskutueshme. Këtë devizë nyk duhet ta pranojmë më dhe duhet ta refuzojmë në bazë të reciprocitetit, dinjitetit dhe dijes.

Unë ju jam shumë mirënjohës si qytetar i këtij vendi për sensibilitetin, reagimin që ju ka shoqëruar në të gjithë këtë betejë që ju keni rreth një vit që e bëni. Sepse unë besoj që vetëm reciprociteti, dinjiteti dhe argumenti mund t’i çojë padyshim marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Greqisë që të jenë marrëdhënie të mira, funksionale, të fqinjësisë së mirë, po sigurisht pa harruar atë që është e rëndësishme, që është axhenda shqiptare.

Ajo duhet të fillojë nga heqja e ligjit të luftës, që mban të mbërthyer si një atavizëm shumë i madh marrëdhëniet midis dy vendeve, përtej efekteve shumë të mëdha pronësore, që ka të bëjë me pronat e shqiptarëve, me “Çështjen Çame”. Po kaq e rëndësishme është çështja e shqiptarëve të Çamërisë, një krahinë e cila u aneksua nga Greqia në vitin 1913 nga padrejtësitë historike dhe sigurisht që e përfunduan genocidin etnik, spastrimin etnik në fund të vitit 1944. Kjo është për t’ju thënë edhe njëherë nëpërmjet jush të gjithë shqiptarëve që Çamëria nuk është një aksident i vitit 1944, por është një trevë shqiptare që së bashku me Kosovën u sakrifikuan për Shqipërinë politike që ne kemi sot. Këtë sakrificë ne kurrë nuk do ta harrojmë dhe kemi detyrimin si shqiptarë.

Përsa i përket çështjes së detit do të doja shumë shkurt t’iu jap pikëpamjen tonë. Padyshim që dua të ndaj qartësisht me ju atë që vendimi gjykatës kushtetuese e ka bërë të qartë në prill të vitit 2010. Gabimi i asaj marrëveshje vinte që në objektin e saj. Shqipëria duhet të negociojë me Greqinë për zonën ekonomike dhe për shelfin kontinental dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese e thotë qartë: “Marrëveshja në fjalë nuk ndan shelfin kontinental në kuptimin juridik, apo siç thuhet në titull të objektit të marrëveshjes, por thotë, ndan ujrat e brendshme dhe ujrat territoriale. Mbi këto ujra dhe hapsirën ajrore mbi to, nën shtratin e detit dhe nëntokën poshtë këtyre ujrave, shteti shqiptar ushtron sovranitet të plotë territorial. Ato janë pjesë integrale e territorrit të shtetit shqiptar”.

Kjo do të thotë që nuk ka në pikëpamjen tonë debat midis Greqisë dhe Shqipërisë për detin e brendshëm, për detin territorial.

Janë të sanksionuara për të gjithë ata që nuk e dinë, të vendosura që në vitin 1913 megjithësë ishte një padrejtësi historike. Për të vazhduar me komisionin e delimitimit në vitin 1921, për konfliktin që kemi pas për delimitimin e kufijve tokësorë, vrasja e gjeneral Telinit, për të përfunduar pastaj në protokollin e Firences, i cili i ka përcaktuar kufijtë midis Shqipërisë dhe Greqisë.

Ajo që çuditërisht nuk e ka ka pasur parasysh as pala shqiptare është fakti që, komisioni ndërkombëtar i delimitimit për kufijtë tokësorë dhe detarë midis Shqipërisë, Greqisë, Serbisë, Kroacisë dhe Sllovenisë, në atë kohë është përfunduar më 30 Korrik të vitit 1926 dhe është e firmosur nga fuqitë e mëdha; Anglia, Franca, Italia, Japonia, Shqipëria dhe Greqia, Serbia, Kroacia dhe Sllovenia. Dokumenti tregon që kufijtë detarë janë të delimituar. Prandaj Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë thotë:” Objekti për delimitimin e ujrave territorialë është i gabuar. Ne duhet të diskutojmë me greqinë vetëm për shelfin kontinental dhe për zonën ekonomike”.

Ndaj ne duhet të diskutojmë vetëm për zonën ekonomike dhe shelfin kontinental dhe jo për delegjitimin e kufijve, sepse unë mirëpres shqetësimin e drejtë të shoqërisë civile, sepse e kam parë zotin Sazan edhe në një spjegim jo vetëm të dinamikës historike por edhe hartografike.

Më duhet t’ju theksoj vetëm një fakt: Nëse ne duhet të shohim edhe vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit, për incidentin e Korfuzit, aty është e përcaktuar qartë. Të gjitha dokumentat janë relevante dhe kanë përcaktuar kufijtë detarë territorialë midis Shqipërisë dhe Greqisë dhe kjo ishte arsyeja, që në bazë të këtyre dokumentave, ata dedektuan që minat ishin vënë në ujrat territoriale shqiptare. Pra nëse nuk do të kishte ujra territoriale si do të na fajësonin ata neve?

Por është për të ardhur keq dhe prandaj unë ju vlerësoj akoma më shumë, për qëndrimin intimidues që kemi, “kompleksin e Shën Naumit” që mbajnë autoritetet shqiptare me këtë çështje. Ju kujtoj që para dy vjetëve në Tetor të 2018, ministri i jashtëm i Greqisë, Kotzias, në atë kohë thoshte që marrëveshja është gati dhe ne diskutonim, vrisnim mendjen, që çfarë doje të na thoje, që nga qeveria shqiptare marrëveshja do të jetë më e mirë nga e para? Do të thoshte që ne me të parën humbëm 450 km katror dhe me këtë tjetrën do humbim më pak?

Jo! Sovraniteti, integriteti nuk negociohen.

Ndërkohë që po para dy vjetëve kryeministri i kohës, Cipras deklaroi në parlamentin grek që do të sillnin dekretin për zgjerimin e ujrave territorial, nga 6 në 12 milje. Pas ca kohësh u tërhoq nga kjo gjë. Ndërkohë nisi përsëri debati me deklarimin e kryeministrit të Greqisë Micotaqis, në parlamentin e Greqisë, që ne do zgjerohemi, do të sjellim projektligjin për zgjerimin nga 6 në 12 milje të ujrave territoriale greke.

Sigurisht që kjo solli një shqetësim në opinin publik, akoma më shumë që në të gjithë këto kohë, në çdo gjë që zhvillohet me marrëveshje midis Shqipërisë dhe Greqisë dhe në marrëdheniet midis tyre, ne nuk kemi asnjë lloj transparence nga pala Shqiptare. Ne gjithmonë e marrim vesh nga pala greke apo nga mediat greke.

Çuditërisht kryeministri i Shqipërisë i thoshte në atë kohë të gjithë shqiptarëve, madje stigmatizonte çdonjë që e kundërshtonte, duke thënë që Greqia ka të drejtë ta bëjë këtë gjë. Pastaj bëri një deklarim tjetër që nuk e kanë me ne, e kishte me hënën Greqia, ndërkohë që fliste për pjesën lindore të detit Jon dhe përmendim pikën 3 të nenit 3 të marrëveshjes së Montegobeit e vitit 1982, e cila thotë blanket, të drejtën e shteteve për tu shtrirë nga 6 në 12 milje. Por ky njeri që ju thoshte shqiptarëve lexoni nuk e lexonte vetë deri në nenin 15-të, e cila thotë që aty ku e lejon gjeografia. Qartësisht sheti shqiptar duhet të protestonte.

Pas darkës së famshme të bukur me kryeministrin e Greqisë, ku nuk përmendi as ” Çështjen Çame”, as heqjen e ligjit të luftës, as çështjen e Vjosës që unë e kam mësuar prej jush, as çështjen dhe nevojën imediate që ka Shqipëria për të bërë një marrëveshjë për pensionet. Janë rreth 800 mijë shqiptarë atje që konribuojnë në sistemin e sigurimeve shoqërore të Greqisë, të cilët pa një marrëveshje midis dy vendeve, kur të vijnë në shqipëri dhe të plaken, nuk do të kenë mundësi të marrin pensione. Apo nevojën dhe mbrojtjen që duhet të bëjë shteti shqiptar rreth 150 mijë fëmijëve të emigrantëve tanë në Greqi që sot rrezikojnë dhe të mos bien në kontakt të mësojnë gjuhën shqipe. Apo edhe varrezat e shqiptarëve të Çamërisë të masakruara atje.

Ndërkohë kur u kthye nga Greqia kryeministri Rama deklaroi që Greqia nuk ka të drejtë. Në fillim deklaroi që ka të drejtë, pastaj nuk ka të drejtë, e tani ka dalë me një tezë të re që ta gjykojmë çështjen me një palë të tretë, apo në një gjykatë ndërkombëtare.

Por ajo që pyesim të gjithë është çfarë do gjykojmë? Gjykata Kushtetuese e ka përcaktuar qartë : “Jo debat për ujrat e brendshme dhe territorialë. Këto janë pjesë e sovranitetit të Shqipërisë”.

Tani kë do çojmë ne? Ka 7 vjet që negociuam për zonat ekonomike. Ku jemi? Cila është problematika? Ne duhet të vazhdojmë me kërkesat tona, heqjen e ligjit të luftës dhe çështjet e tjera dhe për zonat ekonomike sipas hapsirës që ka lënë Gjykata Kushtetuese edhe për shelfin kontinental, sigurisht që shtetet e tjera kanë me vite që prej 10,20,30- vjetësh që bëjnë debate të tilla.

Më duhet të ndaj edhe një shqetësim që vjen nga angazhimi i qeverisë shqiptare për ta bërë censunsin me vetëdeklarim, betejë që e kemi bërë bashkë 10 vjet më parë, shqetësmin që ne kemi për ligjin e ri për minoritetet, ku Shqipëria del me 9 minoritete, ku Kosova ka 5, e detyruar nga pakti Ahtisari. Dhe ne dimë shumë mirë që padrejtësitë historike kanë lënë jashtë gjysmën e Shqipërisë politike dhe ne dalim me 9 minoritete.

Por mbi të gjitha shqetësim është heqja e konceptit të zonave minoritare, e cila është thellësisht një ndër tradhëtitë më të mëdha që i është bërë interesit kombëtar. Kjo është e njëjtë si me bërjen e varrezave të ushtarëve grekë, duke harruar kërkesën për bërjen e varrezave të shqiptarëve të Çamërisë, të cilat nuk duhet të bëheshin edhe në bazë të konventës së Vjenës të vitit 1948, që thotë që të rënët të kthehen në familjet e tyre dhe të mbahen vetëm memoriale”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura