Kompjuteri si rival, BB: Mund të zëvendësojë mbi 40% të punonjësve në Shqipëri

Feb 3, 2016 | 10:03
SHPËRNDAJE

Përqindja e punonjësve që mund të zëvendësojë kompjuteri në Shqipëri është më e lartë se në disa vende të tjera të rajonit, si psh në Bullgari, Maqedoni, Serbi. Rekordin nga vendet në zhvillim e mban Argjentina, me rreth 60% të totalit.

pcNe duhet të marrin avantazhet e duhura nga ndryshimet e shpejta teknologjike për ta bërë botën më me prosperitet dhe zhvillim. Kështu theksohet në raportin e Bankës Botërore mbi zhvillimin e teknologjisë dhe dixhitalizimin, që për shumë ekonomi botërore sjell më tepër zgjedhje dhe mundësi.
Mirëpo, njohuritë e ulëta për dixhitalizimin limitojnë edhe përdorimin e teknologjive dixhitale.

“Është e vështirë të përdorësh internetin , edhe mes të rinjve, më shumë se gjysma e tyre kanë një nivel nën mesatare të njohurive të dijes”- citon raporti.
Duke iu drejtuar Shqipërisë, raporti thekson se mungesa e njohurive e bën të pamundur pjesëmarrjen në një jetë produktive.
Ndërsa nga ana tjetër, “fitimet” që përftohen nga dixhitalizimi, tregon raporti, i nxisin njerëzit në vendet në zhvillim, sikurse edhe Shqipëria, për të drejtuar ankesat e tyre në menaxhimin e sektorit publik, nëpërmjet shumë kanaleve tashmë.

grafikuNga një pikëvështrimi teknologjik, në Shqipëri përqindja e punonjësve që mund të zëvendësohen tërësisht nga kompjuterizimi është mbi 40%.
Përqindja e punonjësve që mund të zëvendësojë kompjuteri në Shqipëri është më e lartë se në disa vende të tjera të rajonit, si psh në Bullgari, Maqedoni, Serbi.
Rekordin nga vendet në zhvillim e mban Argjentina, me rreth 60% të totalit.

Monitor

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura