Kompensimi i dritave për pensionistët, ISSH: Kohë deri më 27 prill për dokumentet, tri kategoritë që do përfitojnë

Feb 23, 2015 | 15:27
SHPËRNDAJE

Nëndrejtori i ISSH, Ali Emini

Janë tri kategori pensionistësh, që duhet të plotësojnë formularin për kompensimin e rritjes së çmimit të energjisë elektrike. Për të tria këto kategori janë përcaktuar afate të ndryshme, që variojnë deri në fund të muajit prill për plotësimin e dokumentacionit.

 Në një intervistë për gazetën, nëndrejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore sqaron të gjithë procedurën që duhet të ndjekin pensionistët për të përfituar kompensimin e ri prej 648 lekësh/muaj.

Ali Emini nënvizon se ka më shumë se dy muaj kohë për pensionistët që të bëjnë gati dokumentet e kompensimit. Sipas tij, nuk ka asnjë nxitim dhe kompensimi do të vazhdojë të jepet për pensionistët që kanë përfituar deri tani dhe që automatikisht marrin edhe shtesën e re 648 lekë/muaj. Nga ana tjetër, Ali Emini sqaron edhe kategoritë e përfituesve, si dokumentet që duhen për të plotësuar formularin dhe rastet e veçanta sipas kategorive të përfituesve.

Ka nisur shpërndarja e kompensimit 648 lekë/ muaj për energjinë elektrike. A përfitojnë të gjithë pensionistët?

Të drejtën e përfitimit e kanë kryefamiljarët që marrin pension pleqërie dhe kryefamiljarët që marrin pension invaliditeti, të cilët kanë kontratën në emrin e tyre me OSHEE dhe që kanë paguar rregullisht faturën e energjisë elektrike. Kusht është që të mos kenë persona të tjerë në familje në marrëdhënie pune apo të kenë të ardhura të tjera nga vetëpunësimi ose të tjera.
 

Në rast se janë të dy bashkëshortët në pension, marrin dy apo një kompensim për dritat?

Kompensimin për energjinë elektrike e merr vetëm kryefamiljari që është pensionist ose invalid. Pra, në rast se janë të dy familjarët në pension, kompensimi shkon vetëm për atë që është kryefamiljar dhe ka kontratën me emrin e tij me OSHEE.

Dokumentet janë standarde për të gjitha kategoritë?

Po. Lista e dokumenteve është përcaktuar në udhëzim dhe është e njëjta. Pensionistët do të deklarohen dhe, bashkë me deklaratën, duhet të paraqesin pranë agjencive lokale të Sigurimeve Shoqërore të vendbanimit: fotokopje të nënshkruar të kartës së identitetit; Certifikatën familjare për invalidët; Për anëtarët madhorë të familjes vërtetimin nga Zyra e Punës që janë punëkërkues të papunë; Fotokopje të kontratës së furnizimit me energji elektrike, e cila është në emër të kryefamiljarit, e vërtetuar me firmën e pensionistit; Fotokopje të librezës së energjisë elektrike, që vërteton se nuk ka detyrime të papaguara.

Cilat janë afatet për të marrë kompensimin?

Janë tri kategori që mund të përfitojnë nga kompensimi. Kategoria e parë janë pensionistët dhe invalidët kryefamiljarë të cilët përfitojnë kompensim, sipas vendimit të qeverisë 565, datë 9.08.2006, në masën 640 lekë. Kjo kategori ka filluar të marrë kompensimin e ri prej 648 lekësh që nga data 1 shkurt 2015. Çdo pensionist i kësaj kategorie e merr kompensimin e ri në ditën që tërheq pensionin mujor. Këta persona duhet të bëjnë rideklarimin e gjendjes familjare e të të ardhurave dhe të marrëdhënieve me OSHEE. Këta persona duhet të rideklarohen deri më datë 27 prill 2015. Kjo do të thotë që gjatë kësaj kohe do e marrin kompensimin e ri 648 lekë/ muaj, por duhet të plotë- sojnë formularin bashkë me listën e dokumenteve. Pra, nuk ka nevojë për nxitim, por kanë afat edhe më shumë se dy muaj të deklarohen. Plotësimi i formularit dhe dokumentet duhet të plotësohen pranë agjencive të ISSH në qytetin ku marrin pensionin. Kategoria e dytë përfshin ata që janë kryefamiljarë, kanë kontratën me OSHEE në emër të tyre, por nuk kanë përfituar nga vendimet e mëparshme. Kjo kategori duhet të paraqitet pranë degëve të ISSH, të marrin formularët, të plotë- sojnë dokumentacionin dhe ta dorëzojnë pranë kë- tyre degëve. Edhe këta persona mund ta bëjnë deklarimin deri më 27 prill dhe sërish të drejtën e kompensimit e kanë nga data 1 shkurt. Pra, në rast se e plotë- son formularin në fund të prillit, do të kompensohet edhe për muajt e më- parshëm. Kategoria e tretë janë ata që dalin në pension gjatë vitit në vazhdim. Këta duhet të plotësojnë të njëjtat dokumente si më lart, t’i dorëzojnë ato në agjenci bashkë me dokumentet e pensionit. E drejta e kompensimit u lind në muajin që dorëzojnë dokumentacionin pranë agjencive. 

Nertila Maho

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura