Kompensimi financiar, Qato: Si do ndahet fondi 30 milionë USD për 2016

Jan 28, 2016 | 14:23
SHPËRNDAJE

Të parët që do të kenë mundësi të kompensohen financiarisht do të jenë familjet që kanë vendime më të hershme. Drejtoresha e AKKPsë, Sonila Qato, sqaroi dje se ndarja e parave do të bëhet në bazë të parimit që ruan rendin kronologjik të vendimmarrjeve. Kjo do të thotë që vendimet e dhëna në 1994, 1995 do të kenë përparësi në raport me të tjerat.

FONDI Procedurat për ndarjen e fondit të vënë në dispozicion këtë vit do të nisin menjëherë pas hyrjes në fuqi të ligjit të ri. Fakti që ky ligj do të dërgohet në Kushtetuese nga Presidenti Nishani nuk do të sjellë frenim të procesit.

skemaaaa

“Nëse ligji do të vazhdojë të shqyrtohet dhe nuk do të ketë pezullim nga Gjykata Kushtetuese, ne do të vazhdojmë punën, sepse nuk është i ndaluar implementimi i tij. Nëse gjykata do të vendosë pezullimin, atëherë ngrin edhe zbatimi i ligjit”, tha Qato.

Këtë vit janë 3 miliardë lekë ose thënë ndryshe 30 milionë USD, që do të përdoren për skemën e kompensimit financiar. Deri më tani janë alokuar 2.4 miliardë lekë, ndërsa pjesa tjetër do të plotësohet në gjysmën e dytë të vitit, pas rishikimit që i bëhet buxhetit. Ndërkohë brenda këtij fondi është edhe ai që duhej të ishte shpërndarë në vitin e kaluar. Për 2015-n ishin 400 milionë lekë, të cilat mbeten peng i hartimit të ndryshimeve ligjore. Këto para janë transferuar, sipas Qatos, për t’u përdorur këtë vit.

Më tej ajo nënvizoi se ky fond është më vete dhe nuk ka lidhje me atë që përdoret për kompensimin e pronarëve të shpronësuar për efekt të procesit legalizues.

“Sot me buxhetin e shtetit të vitit 2016, në llogarinë e AKKP-së ekziston një fond prej 2.4 miliardë lekësh vetëm për kompensimin e pronarëve të vjetër. Ndërkohë që fondi për kompensimin e pronar- ëve nga ALUIZNI është një fond më vete. Në këtë mënyrë janë 3 miliardë lekë, bashkë me shtesën që do t’i bëhet fondit në muajin qershor, kur ka rishikim të buxhetit, që mund t’u shpërndahen pronarëve që nuk kanë pasur shansin që 23 vjet të kompensohen ndonjëherë”, u shpreh drejtoresha e AKKPsë.

Për 10 vitet e ardhshme ligji i ri e detyron Ministrinë e Financave që të alokojë një fond prej 50 miliardë lekësh. Pagesa me këste është një variant, megjithatë ende nuk është zyrtarizuar nëse do të jetë e tillë apo e plotë. Risi është edhe fakti që, përveç tokës truall, për herë të parë në skemën e kompensimit përfshihen të gjithë zërat kadastralë, përfshirë tokën bujqësore, livalle, kullota etj.

SKEMA Ligji i ri i pronave ndryshon në thelb formulën e kompensimit të pronarëve të shpronësuar nga regjimi komunist. Të gjitha vendimet e dhëna ndër vite do të rivlerë- sohen nga e para. Një gjë e tillë pritet të ulë ndjeshëm masën e përfitimit për pronarët, pasi është e vërtetë që toka do të llogaritet me çmim tregu, por zëri kadastral i saj nuk do të jetë ky i sotmi, por ai që ka pasur prona në momentin e konfiskimit.

Në total janë 26 mijë familje që do të kompensohen financiarisht. Ndërkohë, përveç fondit financiar, është edhe fondi fizik. Janë 23 mijë ha tokë bujqë- sore që do të shiten në ankand, ku të drejtë konkurrimi do të kenë fillimisht pronarët.

ADA HAZIZOLLI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura