“Kompanitë offshore nuk duhet t’i afrohen parave publike!”- Tabaku: OSHEE çoi lekët e shqiptarëve në parajsa fiskale

Oct 17, 2021 | 13:05
SHPËRNDAJE

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku akuzoi edhe një herë sot OSHEE-në se paratë e shqiptarëve i ka çuar në kompani offshore.

tabaku

Përmes një statusi në rrjetet sociale Tabaku deklaron se kompanitë offshore (me pronarë të panjohur) nuk duhet t’i afrohen parave publike.

Sot jemi në listën gri të pastrimit të parave, fonde publike shkojnë në parajsa fiskale, sot jemi në një krizë energjtike dhe prej makutërisë dhe vjedhjes së buxhetit të shtetit dhe nqs duhet të merren masa fillojmë me shkëputjen e lidhjeve të zyrtarëve që marrin kontrata publike duke i fshehur në kompani offshore!“, shprehet Tabaku.

DEKLARATA 
Kompanitë offshore (me pronarë te panjohur) nuk duhet ti afrohen parave publike!
Fatkeqësisht kompanitë me pronarë të fshehur në offshore janë kthyer në kampionet e koncesioneve dhe përfituese të parave të taksave.
Nuk ishte dhe aq habi kur pashë se edhe paratë e kompanive me fonde publike si OSHEE, kanë çuar paratë e shqiptarëve tek kompani offshore.
Inceneratori Tiranës gjithashtu është offshore por nuk është i vetmi.
Fatkeqësisht ligji për deklarimin e pronarëve fundorë vazhdon të vuajë problematikën e ligjeve sa për sy e faqe. Shumë kompani e kanë shumë të thjeshtë te paguajnë një gjobë dhe mos deklarojnë pronarët, kundrejt një përfitimi qindra herë më të lartë të parave publike.
I krijuar me qëllimin për të mos qenë asnjëherë një ligj eficent ai nuk përpiqet të zgjidhë pikëpyetjen e pronarit fundor por të bëjë kinse. Prandaj kush ndëshkohet nga ligji nuk janë realisht pushtetarët që marrin fonde publike por bizneset e ndershme apo dhe OJQ-të.
Sot, asnjë qytetar nuk ka aksesin për të parë rregjistrin e famshëm të Pronarëve realë dhe aq më pak të ketë një pasqyrë të saktë se ku shkojnë paratë e taksave shqiptare.
Sot jemi në listën gri të pastrimit të parave, fonde publike shkojnë në parajsa fiskale, sot jemi në një krizë energjtike dhe prej makutërisë dhe vjedhjes së buxhetit të shtetit dhe nqs duhet të merren masa fillojmë me shkëputjen e lidhjeve të zyrtarëve që marrin kontrata publike duke i fshehur në kompani offshore!
Sot Shqipëria duhet të ketë të njejtin standart si vendet anëtare, kontratat publike nuk mund të shkojnë në duar të panjohura dhe as korrupsioni të legalizohet përmes komaonive guacka! Kaq e thjeshtë!

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura