Infrastuktura për TAP, kompania italiane që do punojë në Shqipëri, nën hetim për favorizim të mafies. ‘E nënshtruar nga Cosa Nostra’

Apr 18, 2015 | 16:56
SHPËRNDAJE

Kompania Sicilsaldo  SpA, e drejtuar nga Angelo Brunetti deri në vitin 2008, kohe ku ia pasoi detyren djalit te tij Emilio, fitoi kontratën së bashku me kompaninë shqiptare Gener 2 për punën përgatitore për infrastrukturën që do të sjellë gazin natyror nga Azerbajxhani në Itali e më pas në Shqipëri. Por emri i kompanisë është i njohur për hetuesit italianë.

Sajti ku eshte publikuar lajmi

Siç raportojne mediat italiane, konkretisht, në një artikull të shkruar nga Claudia Campese, në “meridionews.it“, emri i Angelo Brunetti, pronar i Sicilsaldo Ltd deri në 2008, është një emër i njohur në shumë nivele. Si një sipërmarrës, para së gjithash, për themelimin në vitin 1994 të një kompanie në Gela, që merret me projektimin dhe ndërtimin në fusha të ndryshme.

Brunetti dhe Sicilsando janë një emër i njohur për magjistratët dhe policinë pasi karabinieret e Katanias, nga informacionet e një hetimi të koduar “Ibilis”, e kanë përcaktuar si një “kontraktor i nënshtruar tërësisht nga Cosa Nostra Etna”.

Edhe pse Brunetti, në vitet që kryesonte Sicilsaldo, nuk ka qenë kurrë i dënuar apo akuzuar, në vitin 2007 ai u hetua nga Departamenti i Hetimeve Anti-Mafia të Caltanissetta për favorizim të mafies. Por kjo çështje shkruajne mediat, u arkuvua më pas.

Edhe tri herë të tjera, ai është paraqitur si viktimë e zhvatjes së mafies, por që sipas avokatëve dhe prokurorëve, ai asnjëherë nuk ka denoncuar këto shantazhe të bëra nga ana e “Cosa Nostra”-s.

Nga hetimet e kryera për procesin “Ibilis”, ku provohen lidhjet e bizneseve, politikës dhe mafies, ka rezultuar se Angelo Brunetti i ka dhënë 50 milionë lireta Franco Costanzos, i dënuar në këtë proces me 11 vjet e 8 muaj burg për lidhje me mafien. Po ashtu, ai i ka dhënë 60 mijë euro të tjera Alfio Mirabiles, anëtar i familjes mafioze të Katanias, Santapaola, dhe 15 mijë euro të tjera Rosario Di Dios, i dënuar me 20 vite burg dhe i njohur si një nga bosët lokalë të mafies.

Në një hetim tjeter të Prokurorit të Caltanissetta, Brunetti citohet të ketë paguar më shumë se 100 mijë euro për pjesëtarë të Cosa Nostra në Gela dhe Stidda, që nga viti 2003.

Faktet në disa hetime të kryera në Siçili, e kanë lidhur emrin e tij me “Cosa Nostra”-n, si një mbështetës dhe i nënshtruar i saj. Por nga ana e tij, Brunetti ka deklaruar se ka paguar për të qenë i qetë. E prokurorët gjithnjë kanë ngritur dyshimet se Angelo Brunetti, asnjëherë nuk ka thënë të vërtetën mbi lidhjet e tij me këta persona.

Tani Sicilsaldo SpA është zgjedhur së bashku me shoqërinë shqiptare Gener 2 Sh.pK, të vëllezërve Bashkim, Ahmet dhe Astrit Ulaj ‘për ndërtimin dhe përmirësimin e rrugëve hyrëse dhe urave në Shqipëri”, thotë Tap, shkruan artikulli.

Gener 2 dhe Sicilsaldo do të merren me “më shumë se njëqind kilometra rrugë përgjatë rrugës së tubacionit, ndërtimin të dy urave të reja dhe përmirësimin e 50 urave ekzistuese,- mbyllet artikulli i “meridionews.it”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura