Kompania i ofroi kontratë të re pa njohur 27 pagat, naftëtarët e Ballshit futen në grevë

Feb 17, 2020 | 15:49
SHPËRNDAJE

Naftëtarëve në Poçem, të cilët prej ditësh janë futur në grevë urie, teksa kërkojnë 27 pagat e tyre, u janë bashkuar tashmë edhe naftëtarët e uzinës së Ballshit.

naftetare 1

Raportohet se kompania private i kishte ofruar punëtorëve kontratë të re në muajin mars, pa njohur pagat e prapambetura, por naftëtarët nuk kanë rënë dakort.

Pas këtij vendimi ata janë futur në grevë si punonjësit e nën- stacionit të pompimit në Poçem të cilët prej 4 ditësh janë në një grevë urie.

Greva ka filluar në mjediset e qendrës shëndetësore që ndodhet afër Uzinës së Ballshit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura