Kompania Facebook fshin postimin e Presidentit Trump: Bie ndesh me…

Aug 6, 2020 | 17:28
SHPËRNDAJE

Rrjeti social Facebook fshiu një postim të Presidentit Donald Trump, pasi binte ndesh me rregulloren kundër përhapjes së dezinformatave për koronavirusin.

FILE PHOTO - A 3D plastic representation of the Facebook logo is seen in this illustration photo May 13, 2015. REUTERS/Dado Ruvic/Illustration/File Photo
FILE PHOTO – A 3D plastic representation of the Facebook logo is seen in this illustration photo May 13, 2015. REUTERS/Dado Ruvic/Illustration/File Photo

Postimi në fjalë përmbante një link për një video të televizionit Fox News, në të cilën Presidenti Trump thotë se fëmijët janë “pothuajse imunë” ndaj virusit.

Rrjeti Facebook tha se “videoja përmban pretendimin e pavërtetë se një grup njerëzish janë imunë ndaj COVID-19s dhe kjo është shkelje e rregulloreve tona rreth dezinformimit të dëmshëm për koronavirusin.”

Disa orë më vonë, rrjeti Twitter bllokoi përkohësisht fushatën e zotit Trump, duke mos e lejuar të postonte komente nga llogaria e saj, deri sa fushata hoqi një postim me të njëjtën video. Llogaria e Presidentit Trump e bëri retweet videon. Twitteri tha në një deklaratë të mërkurën vonë se postimi në fjalë shkelte rregullat kundër dezinformimit për COVID-19n. Kur një postim shkel rregullat e tij, Twitteri u kërkon përdoruesve ta heqin atë dhe i ndalon ata të postojnë përsëri pa e bërë këtë.

Në përgjithësi Twitter-i ka qenë më i shpejtë se Facebook-u gjatë muajve të fundit për të veçuar postimet e presidentit që shkelin rregulloret kundër dezinformatave dhe abuzimeve.

Nuk është hera e parë që Facebook-u heq postime të Presidentit Trump, tha kompania, por është hera e parë që e bën këtë me arsyen e përhapjes së dezinformatave për koronavirusin.

Disa studime arrijnë në përfundimin, por pa e provuar, se fëmijët kanë më pak gjasë se sa të rriturit për t’u infektuar dhe se kanë më shumë të ngjarë të kenë vetëm simptoma të lehta. Por kjo nuk do të thotë se janë “pothuajse imunë” ndaj virusit.

Një studim i Qendrave amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve që përfshin 2.500 fëmijë, i publikuar në muajin prill, zbuloi se rreth 1 në 5 fëmijë të infektuar ishin shtruar në spital kundrejt 1 në 3 të rritur dhe se tre fëmijë vdiqën. Studimi nuk ka të dhëna të plota për të gjitha rastet, por gjithashtu arrin në përfundimin që shumë fëmijë të infektuar nuk kanë simptoma, gjë që mund t’i lejojë ata ta përhapin virusin te të tjerët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura