Kompania e sigurimeve ‘terrorizon’ drejtuesit, ‘gjoba’ mjeteve të parkuara

Dec 1, 2015 | 20:37
SHPËRNDAJE

Një fushatë promocionale në qytetin e Rrëshenit nuk ka shkuar si duhet, pasi ka përhapur panik te qytetarët, veçanërisht te drejtuesit e automjeteve.

Gjobe apoNjë kompani sigurimesh zgjodhi një mënyrë të veçantë për të promovuar shërbimet e saj, por teknika u kthye në bumerang.

Ajo kishte printuar me qindra fletë të verdha dhe të vogla për mesazhin proporcional dhe i kishte vendosur në mjetet e parkuara, në pjesën e xhamit të përparmë, bash aty ku vendosen gjobat.

Kjo ka bërë që drejtuesit e mjeteve të rendin menjëherë drejt automjeteve të tyre, pasi mendonin se ishin gjobitur.

Këtë e konfirmon edhe një punonjës i Bashkisë së Rrëshenit, i cili ka postuar edhe një foto në profilin e tij në “Facebook”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura