Komiteti nuk ndryshoi masat/ Skënder Brataj: Në fushatë do të luhet me shëndetin e njerëzve. Politikanët të bëjnë politikë në…

Mar 24, 2021 | 22:33
SHPËRNDAJE

Nesër pritet që të hapet zyrtarisht fushata elektorale dhe pikërisht sot drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj është shprehur se gjatë këtij një muaji do luhet me shëndetin e qytetarëve.
brataj 111

I ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, Brataj thekson se politikanët duhet të bëjnë politikë nëpër studio, duke shtuar se publiku vlerëson më së miri edhe përmes tv apo online.

Gazmend Koduzi: Që në tetor, këta masa janë. Çdo aktivitet tregtar është i hapur, ku është shtrëngimi këtu?

Skënder Brataj: Lejohet deri në 10 veta grumbullim. Kufizimet në lokale ka qenë jo më shumë se 10 persona në një tavolinë. Të dëgjoj këtu se nuk funksionojnë masat, më duket çmenduri. Në Brazil, ku nuk pati masa, pati vdekshmëri të lartë. E keqja më e madhe ka kaluar, tani shihet një dritë jeshile. Nuk mendohej se në janar do niste vaksinimi në Shqipëri. Vjeshta mund të na zërë në normalitet.

Gazmend Koduzi: Nesër kandidatët e PD do jenë në distancë dhe me maska. Basha është lider i përgjegjshëm.

Skënder Brataj: Gjithë fushatës do luhet me shëndetin e njerëzve. Të gjitha do të luajnë, sepse çdo parti synon sa më shumë mandate. Ndiqni online. Ta bëjnë debatin nëpër studio, sepse publiku vlerëson më së miri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura