Komiteti Ekzekutiv diskuton për inaugurimin e stadiumit, në Tiranë gjatë ceremonisë hapëse pritet të jetë…

Sep 20, 2019 | 9:49
SHPËRNDAJE

Dje është mbledhur Komiteti Ekzekutiv në Federatën Shqiptare të Futbollit, ku ndër të tjera është vendosur edhe në lidhje me ceremoninë e inaugurimit të stadiumit të ri kombëtar. Impianti që po ndërtohet në kryeqytet pritet që të miratohet në përballjen zyrtare që kuqezinjtë do të luajnë më 17 nëntor kundër kampionëve të botës në fuqi, Francës.

duka ceferin

PRESIDENTI I UEFA-s

“Panorama Sport”, nga burime kofidenciale të besueshme ka mësuar se pritet që në vendin tonë, pikërisht më 17 nëntor të jetë në Tiranë edhe presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin. Numri një i institucionit europian të futbollit pritet që të pranojë ftesën zyrtare të bërë nga FSHFja, për këtë eveniment festiv, që korrespondon edhe me ndeshjen kundër kampionëve të Botës.

VENDIMET

Ndër të tjera, teksa është vendosur mbi detajet e ceremonisë së hapjes së këtij impianti, Komiteti Ekzekutiv ka vendosur edhe në lidhje me tema të ndryshme. “Panorama Sport” ka mësuar se është akorduar një fond prej 20 milionë lekësh (të vjetër) për ekipin e Vllaznisë së Femrave, për kualifikimin mes 32 ekipeve më të mira të Europës. Si vlerësim për këtë ecuri, por edhe stimul për futbollin e femrave në vend. Gjithashtu, mësohet se është diskutuar për një sistem vlerësimi me pikë, që do të ketë për klubet shqiptare, bazuar në kriteret që ato plotësojnë. Në fund, për ekipin më të mirë, ose disa nga ekipet më të mira, do të ketë shpërblim nga fondet e FSHF-së.

O.Tujani

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura