Mbyllet procesi zgjedhor i Komisionit të Rithemelimit në Elbasan, Kuçovë dhe Skrapar. Shpallen fituesit (EMRAT)

Apr 16, 2022 | 21:30
SHPËRNDAJE

Perfundon numërimi i votave i procesit zgjedhor të iniciuar nga Komisioni i Rithemelimit në Elbasan.

Me një diferencë të theksuar votash kryetar është shpallur Blendi Himçi, me plot 765 anatarë që kanë votuar për të. Në vendin e dytë me 198 vota , surprizë e këtij procesi rezulton Klodjana Çapja

Dy pedagoget Sonila Daiu dhe Eliona Gremi renditen në vendin e 3 dhe katër, respektivisht me 79 dhe 68 vota dhe më pak i votuari rezulton përgjegjësi i departamentit të Informatikës në Universitetin e Elbasanit Elior Vila vetëm me 40 vota.

Në përfundim të këtij procesi të pesë kandidatët kanë shtrënguar duart ndërsa për më të votuarin Blendi Himci nga kjo garë nuk kishte humbës.

Kujtojmë se pak më herët procesi i zgjedhjeve të Komisionit të Rithemelimit u mbyll dhe në degët e Skraparit dhe Kuçovës. Pas numërimit të fletëve të votimit në Skrapar, fitues u shpall Hajredin Bakiasi me 69% të votave.

Komisioni i Rithemelimit njofton se në degën e Kuçovës, fitues është shpallur Myslim Haxhi i cili ka siguruar 57% të votave.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura