Komisioni i Venecias rikthen opozitën në Kuvend, ja axhenda e plotë

Nov 19, 2018 | 11:12
SHPËRNDAJE

Komisioni-i-Venecias-okDelegacioni i Komisionit të Venecias “rikthen” në Parlament opozitën.

Sipas axhendës së takimeve, delegacioni i Komisionit të Venecias ka nisur sot takimet me Grupin e PS-së, i kryesuar nga Taulant Balla.

Ndërkohë që pas këtij takimi, rreth orës 11:35 do të takohet me Grupin e demokratëve i kryesuar nga Edmond Spaho.

Të gjitha takimet do të zhvillohen në Kryesinë e Kuvendit. Po në Kryesi është programuar rreth orës 12:30 takimi me Grupin Parlamentar të LSI-së.

Pas këtyre takimeve delegacioni i Venecias do të drekojë në Vilën qeveritare nr. 31 dhe më pas do të ketë një takim me Presidentin, Ilir Meta.

Pasdite është programuar takimi me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe më pas takimi më shefin e delegacionit të BE-së, Luigi Soreca.

Komisioni i Venecias po viziton Shqipërinë në kuadër të propozimit të demokratëve për veting, edhe në politikë.

Delegacioni me gjashtë anëtarë dhe që drejtohet nga presidentja e nderit të Komisionit Venecias, Hanna Suchocka, i cili do zhvillojë sot dhe nesër një seri takimesh me përfaqësuesit politikë në vend për t’u njohur gjerësisht me propozimin e Partisë Demokratike për të kaluar në sitë integritetin e politikanëve në vend, kjo për qëllim dekriminalizimin dhe shkëputjen e lidhjeve me krimin.

Delegacioni i raporterëve që do të përgatisin
Opinion për Shqipërinë, përbëhet si më poshtë:

  1. Znj.Hanna Suchocka (Poloni,Presidente Nderi e Komisionit të Venecias, ish anëtare e Komisionit)
  2. Znj. Veronika Bilkova (Republika çeke, ish-zëvendëspresidente e Komisionit të Venecias)
  3. Z.Jørgen Steen Sørensen (Danimarka, anëtar i Komisionit të Venecias)
  4. Z. James Hamilton (Irlanda, ish anëtarzëvendësues, i Komisionit të Venecias).
  5. Znj. Artemiza-Tatiana Chisca, nga Sekretariati i Komisionit të Venecias.
  6. Znj. Adelina Albrahimi, Përkthyese
  7. Znj. Engjellushe Shqarri, Përkthyese

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura