Komisioni i Rithemelimit mban zgjedhjet për drejtuesit e partisë në rrethe: Regjistrimi bëhet elektronik! Reagon ‘PD e Alibeajt’: Berisha po vendos në krye ish-drejtues të LSI-së

Apr 9, 2022 | 15:34
SHPËRNDAJE

4269132e-7c8f-4062-a352-106050a63230Grupi i Komisionit të Rithemelimit ka nisur sot procesin për zgjedhjen e kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike në rrethe, konkretisht në Mallaskatër. Me anë të një njoftimi është bërë e ditur se thuhet se Partia Demokratike po aplikon për herë të parë në Shqipëri sistemin e regjistrimit dhe verifikimit  elektronik të zgjedhësve në kohë reale.

Komisioni i Rithemelimit thotë se Shqipëria nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme pa bërë së pari transparencë në zgjedhjet brenda partive.

“Sot, Dega jonë në Mallakastër po aplikon këtë sistem në zgjedhjen e kryetarit të ri.  Kjo sjell risi dhe transparencë e plotë në procesin zgjedhor brenda partisë sonë.

Shqipëria nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme pa bërë së pari transparencë në zgjedhjet brenda partive.

Prandaj Partia Demokratike është e para që do të japë garancinë e votës së lirë brenda saj, për të mbrojtur votën dhe vullnetin e demokratëve.  Sot jemi një hap përpara”, thuhet në njoftim.

REAGIMI I PARTISË DEMOKRATIKE (ENKELEJD ALIBEAJT) NE FAQEN E FACEBOOK

Por në lidhje me këtë proces të organizuar nga Komisioni i Rithemelimit ka reaguar edhe Partia Demokratike ne Facebook, profil qe menaxhohet nga Enkelejd Alibeaj, e cila thotë se Sali Berisha po vendos në postet drejtuese në rrethe ish-funksionarë të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

“Demokratët refuzojnë farsën e zgjedhjeve të Sali Berishës. Ato jo vetëm janë përjashtuese po në vend të tyre po zgjidhen në poste drejtuese ish-funksionarë të LSI. Njëri ndër ta është Santiliano Dule, i cili në zgjedhjet e 25 prillit, siç e tregon dhe statusi i tij ka qenë pjesë e fushatës së kandidatit të LSI. Sot Sali Berisha ka injoruar kontributin e gjithë demokratëve të Beratit, që kanë punuar e sakrifikuar për Partinë Demokratike dhe u ka emëruar kryetar grupseksioni në Berat nga LSI.  Kjo është mënyra se si po veprohet kudo, përjashtuese dhe jo-përbashkuese”, thuhet në reagim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura