Komisioni Hetimor për Inceneratorët, Gjiknuri: Emri im u fut me porosi të Lulzim Bashës, nuk vlejti as për fushatën e radhës

Mar 10, 2022 | 15:11
SHPËRNDAJE

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri reagoi për hetimin e Komisionit Hetimor për Inceneratorët të drejtuar nga demokratët, gjatë fjalës së mbajtur sot në Foltoren e Kuvendit.

gjiknuri

Gjiknuri u shpreh se emri i tij është futur në hetim qëllimisht me porosi të Lulzim Bashës për të prishur imazhin për shkak të postit që ka në Partinë Socialiste.

“Emri im në komision është futur qëllimisht me porosi të kreut të PD. Roli im në ato procedura është minimal. Fjalët që vijnë nga shkresat tregojnë që çdo gjë bëhet me qëllim. Thuhet se Gjiknuri e ka quajtur procedurën e autoritetit konkraktor të drejtë.

 Vetëm në mendjen tuaj mund të thuhet grup i strukturuar kriminal. Organet shtetërore janë ngritur për të zbatuar ligjin. Si mund të mendoni që një shtet dhe një qeveri qenka strukturë e krimit. Ky është absurditeti i atij komisioni pervers. Ky kryetari i opozitës sot fliste si i zgërlaqur.

Ky është edhe dështimi tjetër i këtij komisioni. Dilni dhe flisni këtu absurditete. Ky thotë baza ligjore.  Ju dilni vetëm për të njëjtin qëllim për të shpifur dhe për të bërë pis njerëzit. Por kjo nuk ju vlejti as për fushatën e radhës”, deklaroi Gjiknuri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura