Komisioni Hetimor kërkesë për ta marrë me dhunë/ Ilir Meta vazhdon axhendën, mbledh në Presidencë peshëngritësit

May 24, 2021 | 13:21
SHPËRNDAJE

Në mbledhjen e sotme të Komisionit Hetimor u bë propozimi që Presidenti, Ilir Meta të thirret me forcë. Por ky i fundit ka refuzuar që të jetë i pranishëm, ndërkohë që në institucionin që ai drejton vazhdon axhendën duke dhënë dekorata.

presidenti-komisioni-hetimor

Gjatë ditë së sotme, Presidenti Meta dekoroi me Titullin “Mjeshtër i Madh” 5 peshëngritës të spikatur, Vehap Xhindoli, Esat Ademi, Ilir Çelaj, Endri Haxhihyseni dhe Gerti Trasha.

Në fjalën e tij, Kreu i Shtetit u shpreh se këta peshëngritës janë burim i përhershëm krenarie dhe model frymëzimi për brezat e rinj të sportistëve.

“Këta sportistë dhe trajnerë janë një shembull frymëzimi për të gjithë të rinjtë dhe fëmijët në vendin tonë, të cilët kanë pasion peshëngritjen. Rezultatet e merituara, që këto personalitete të sportit tonë kanë arritur, janë shembull frymëzimi për edukimin e fëmijëve dhe të rinjve, me modelet më të mira, se si mund të arrihet suksesi me punë e me këmbëngulje dhe në këtë mënyrë të ngrihet lart me dinjitet edhe flamuri kombëtar”, tha Presidenti Meta.

KERKESA PER TA MARRE ME DHUNE

Kërkesa per ta marrë Presidentin me dhunë u bë nga deputeti Spartak Braho, por që u hodh poshtë nga Komisioni Hetimor.

“Presidenti ka detyrimin të sillet edhe me forcë, por është çështje vullneti. Që do të thotë se ai nuk ka më vullnet. Nuk njeh komisionin hetimor dhe jo më të vijnë në Parlament. Unë do ta shtroj çështjen ndryshe. Ky president nuk ka karakter. Më kujtohen ngjarjet e viteve të shkuara, kur ky Presidenti në pozitën e kryeministrit e mori me dhunë mister dubluesen, Berishën. Ashtu siç Berisha e ka marrë me dhunë këtë në 1994 në ngjarjet e Poliçanit. Unë vras mendjen ishin këta skenarë të kurdisura mes tyre. Pse nuk vjen sot ky në parlament?

Ky akuzohet për thirrje me dhunë, për dhunë. Parashikuar nga nenin 223 i kodit penal.

I mungon komisionit hetimor vullneti për ta thirrur?! Jam dakord me logjiken dhe shpjegimit që dha Bushka, por ai duhet thirrur me dhunë nesër. Kështu që ta votojmë këtë propozim. Ky është mendimi im”, tha nder te tjera Braho.

© Panorama.al

Te lidhura


Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/