Komisioni hetimor i CEZ, Ndreu: Berisha të sillet forcërisht nëse nuk vjen të dëshmojë

Apr 28, 2016 | 18:58
SHPËRNDAJE

Deputeti socialist Pjerin Ndreu e ndien se ish-kryeministri Sali Berisha do të shmanget nga dëshmia e tij në komisionin hetimor parlamentar të ngritur për çështjen CEZ, ndaj ai ka kërkuar sot që të zbatohet neni 16 i ligjit që vetë Kuvendi ka miratuar, dhe nëse Berisha nuk paraqitet në komision, me arsye të pajustifikuara, të sillet forcërisht me polici.

Kjo jo vetëm për ish-kryeministrin Sali Berisha, por për të gjithë ata zyrtarë të qeverisë së tij, që kanë pasur lidhje me privatizimin e CEZ.

berisha-5-1

Kërkesës së Ndreut i është përgjigjur kreu i Komisionit Taulant Balla i cili tha se “do jemi shumë strikt në zbatimin e ligjit”.

“Ne s’kemi pse paragjykojmë asgjë, ne jemi komision që po hetojmë, faktet do dalin nga dokumentacioni që do shqyrtojmë, por ajo që më shqetëson, është të zbatojmë pikë e për pikë rregulloren, që dëshmitarët që mungojnë për arsye të papërligjura duhet të sillen forcërisht me polici, duke pasur parasysh precedentin, faktet që lidhen me persona të caktuar, duhet të jemi shumë strikt në zbatimin e rregullores kushdo qoftë duhet të paraqitet në komision, pavarësisht se cfarë posti apo funksioni ka pasur, ndryshe duhet të zbatojmë atë që kemi miratuar vetë…këmbëngul tek neni 16 se parashikoj se dëshmitari Sali Berisha do bëjë ato xhonglimet e hershme që ka bërë dhe s’është paraqitur në asnjë komision hetimor, s’ka qenë dhe nuk është ballafaquar as me prokurorinë as me hetimin as me komisionet hetimore”, tha Ndreu.

“Unë që në prezantimin e objektit të hetimit të këtij komisioni kam thënë që puna e tij bazohet në Kushtetutë, neni 77…ku neni 16 thirrja për të dëshmuar që është reflektuar edhe në rregulloren që miratuam, është përcaktuar si bëhet thirrja e dëshmitarëve. citoj: komisioni thërret dshmitarët që lidhen me rrethanat e ndryshme, me vendim të ndërmjetëm, dëshmitë regjistrohen…kur s’paraqitet pa arsye të përligjura i kërkohet organeve të policisë të bëjnë thirrjen e tij me forcë”, u përgjigj Balla.


Kerkesa per Berishen ne komisionin e CEZ by gazeta-panorama

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura