Komisionet “virtuale”/ Reagon Tritan Shehu pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së: Vendim talebanesk! Duan t’i mbyllin gojën opozitës! 

Sep 25, 2021 | 13:27
SHPËRNDAJE

Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, deputeti Tritan Shehu, ka reaguar përmes një postimi në facebook në lidhje me vendimin PD-së për të refuzuar mbajtjen e Komisoneve Parlamentare online.

tritan shehu3

Shehu shprehet se vendimi i mazhorancës socialiste për “komisionet online”, është një “grusht shteti” ndaj parlamentit, pasi përbën një goditje ndaj demokracisë dhe kërkon t’i mbyllë gojën opozitës.

Shehu thekson më tej se vendimi është dhe një goditje edhe për vetë deputetët e mazhorancës socialiste, pasi i kthen në memecë sajmenë të kryeministrit.

Në fund të fjalës së tij Shehu thekson se një veprim i tillë i rrezikshëm duhet përballur nga të gjithë qytetarët në betejën me autokracinë.

“Beteja per te drejten e komisioneve parlamentare, nje beteje totale per te ndalur kete rregjim!

Vendimi talebanesk per te mos lejuar mbledhjet direkte te Komisioneve Parlamentare eshte “grusht shteti” ndaj Parlamentit.

Eshte nje goditje ndaj demokracise ne rrugen pa krye te thellimit te autokracise.

Eshte nje vendim tipik i autokracive lindore, qe jo vetem e inspirojne, por dhe kondicionojne e kontrollojne Ramen e rregjimin e tij, duke e perdorur per interesat e tyre ne Rajon.

Eshte nje vendim, qe kerkon te neperkembe e mbylle gojen jo vetem opozites e deputeteve te saj.

Ai godet edhe deputetet e maxhorances duke i kthyer ata keshtu ne “memece” e sejmene te atij Kryeministri.

Ai vendim godet po kaq rende edhe median, duke e larguar ate nga deputetet, debatet, duke tentuar ta shurdhoje ate, me qellimin e vetem per ta detyruar keshtu te heshte.

Por mbi te gjitha ne kete menyre ai godet opinionin shoqeror, te drejten themelore te tij per informacion, per te qene ne brendesi te zhvillimeve e aktiv ne shoqeri, duke tentuar ta ktheje ne nje qenie pasive e pa shqisa.

Dhe te gjitha keto ai perpiqet t’i realizoje me menyra bizantine, si skuth, duke u fshehur mbas nje “vendimi” te atij komiteti famekeq, qe eshte krejt jashte kontekstit te masave te pergjitheshme epidemiologjike ne Shqiperi.

Vetem Kim Jong-un mund te guxonte te vendoste nje Komitet te tille para Parlamentit e ta perdorte ate si “mish per top” per te goditur sovranitetin e tij.

Prandaj nje veprim kaq i rrezikshem, duhet perballuar nga te gjithe bashke, duke e kthyer ne nje beteje totale ne perballje me autokracine, ndryshe….”, shkruan Tritan Shehu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura