Komisioneri i BE-së për Menaxhimin e Krizave takon Ramën, çfarë garantoi dhe porosia që dha: Në planin e rindërtimit …

Dec 5, 2019 | 10:59
SHPËRNDAJE

Komisioneri i ri europian për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarčič ne takimin e sotem me kryeministrin Edi Rama gjate bisedes për të ndihmuar për situatën pas tërmetit të 26 nëntorit ne vendin tone, qe la 51 viktima dhe rrenoi mijera banesa ka garantuar per bashkepunim, solidaritet dhe ndihme.takimi-i-rames

Ai ka thene se prania e tij në Shqipëri është për të treguar solidaritet dhe mbështetje. “Prania ime tregon solidaritet. Synimi është që Shqipëria të mos ndjehet se këtë situatë do e kalojë vetëm. Kemi një angazhim të fortë e solid për të bërë gjithçka që është e mundur në këtë situatë të vështirë”, tha ai.

Gjatë fjalës së tij, teksa ka dëgjuar live nga kryeministri të dhënat e fundit lidhur me bilancin e dëmeve dhe planin për rindërtim në zonat e shkatërruara, ai ka dhënë një porosi, duke tërhequr vëmendjen për kujdes.rama-komisioneri

“Do t’ju inkurajoja që të shihnit këtë pjesë të rindërtimit në një këndvështrim më të gjerë duke përfshirë edhe përmirësime në fushën e parandalimit dhe parapërgatitjes, dikur dhe do zoti sa më larg të jetë e mundur por do të ketë tërmete”- tha ai.

Pas tij, ka ndërhyrë Rama duke thënë: “Aman ju lutem mos e thoni se do të ngelet në lajme, jo nuk do të ketë tërmete fare. Natyra bën të sajën por ajo që thatë ju në lidhje me planin është tërësisht thelbësore, kemi pasur përmbytje që kanë shkaktuar dëme të mëdha, edhe ato janë fatkeqësi natyrore, e do të ishte mendjelehtësi nëse nuk do ta mendonim. Ne nuk parandalojmë tërmetet por duhet të parandalojmë dëmtimet e shumta. Këtu situata është e tillë, njerëzit janë shumë të tensionuar dhe nën presion”.

Duke folur per situaten, Rama deklaroi: Dëshirojmë një tranzicion të qetë për personat e pastrehë, pasi rindërtimi kërkon kohë.  Kemi dy kategori njerëzish në nevojë. Ata që jetojnë në zonat urbane dhe ata në zonat rurale. Në zonat urbane zgjidhja jonë ka qenë strehimi në hotele. Kemi bërë marrëveshje për t’i paguar ato në bazë kostosh. Por kjo nuk mund të zgjasë pafundësisht. Synimi ynë është që personat të qëndrojnë aty edhe për festat e fundvitit dhe në Janar të fillojmë t’i lëvizim nga hotele në apartamente që do të merren me qira nga ne dhe në të njëjtën kohë të punohet për rindërtimin e banesave të tyre. Atyre që janë në fshat nuk mund t’u them lëreni tokën dhe hajdeni në hotel se e kanë të lidhur ditën me tokën dhe bagëtinë. Ata kanë nevojë për çadra. Falë Luigi-t kanë ardhur çadrat dhe janë fantastike dhe kanë minimalen që të mos ndihen në qiell të hapur. Ky do ishte një tranzicion i mirë ndërkohë që të na linte kohë të merreshim me rindërtimin. E mira do ishte të kishim një fond të integruar. Ka organizata dhe shtete që thonë, unë do të vij, por dua të ndërtoj kaq banesa. Nuk mund të jetë kështu pasi krijon konfuzion, standarde të ndryshme etj. Sot kemi miratuar buxhetin, kemi bërë një përpjekje të madhe që të vendosim një pjesë të madhe për rindërtimin. Pas miratimit në parlament ju premtoj që Luigi do të ketë të gjitha hollësitë.

Postimi i Rames 

#TiNukDoJeshKurrëVetëm?????

Durrës – Me komisionerin e ri europian për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarčič, me të cilin po koordinojmë mbështetjen europiane në përballimin e pasojave të fatkeqësisë së madhe natyrore????? https://e-albania.al/dhuro/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura