Komisioneri Hahn pret rekomandim pozitiv për liberalizim vizash për Kosovën

May 3, 2016 | 21:49
SHPËRNDAJE

Komisioneri i Bashkimit Evropian për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johannes Hahn është shprehur i bindur se Kosova, Ukraina dhe Gjeorgjia do të marrin rekomandimin pozitiv për liberalizimin e vizave.

Johanes Hahn
Johanes Hahn

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Johannes Hahn ka thënë se rekomandimin pozitiv do ta marrin vendet që i kanë plotësuar kriteret, standardet e përcaktuara nga Komisioni Evropian.

“Duhet të jemi të qartë. Ne në Komisionin Evropian i trajtojmë të gjithë në mënyrë të barabartë. Kjo nënkupton se kemi metodologjinë e aplikimit të njëjtë, ta zëmë, si për Ukrainën, Gjeorgjinë, apo edhe për Kosovën. Po ashtu, njësoj do të veprohet me Turqinë”, ka thënë Hahn.

“Por, përparimi varet edhe nga vendi ynë partner se sa shpejtë lëvizë përpara me përmbushjen e kritereve. Në këtë aspekt, duhet të potencohet se nuk ka lëshime për Turqinë, që nënkupton të marrë diçka më lirë se të tjerët”, është shprehur Hahn.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura