Komision Hetimor për investitorët strategjikë? Rama i përgjigjet opozitës: Jeni në terezi apo jo?! Doni që të ikin nga sytë këmbët pa nisur nga puna…

May 23, 2022 | 18:58
SHPËRNDAJE

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, kryeministri Edi Rama u shpreh kundër ngritjes së një komisioni hetimor për investitorët strategjikë.

Ai u shpreh se nëse kjo bëhet, ata do të largoheshin nga sytë këmbët nga vendi jonë pa nisur akoma nga puna për investimet e planifikuara.

“Zonja Tabaku më rikthyet në të shkuarën duke folur për ikonën për të cilën kishit nostalgji. Doja t’iu kujtoja ju ikonën e nostalgjisë. Në emër të nostalgjisë thuhen shumë fjalë. Nuk thashë se çfarë lidhje kanë investitorët strategjikë me Butrintin. Unë thashë çfarë keni ju me investitorët strategjikë. Investimet strategjike kanë një proces shumë të gjatë. Ne kemi një procedurë strikte dhe kërkuese të bazuar në kërkesën për të nxjerrë maksimumin në favor të interesit publik. Kjo vlen edhe në rastin e portit të Durrësit ku bëhet fjalë për një asset shtetëror.

Ju kërkoni komision hetimor për investitorët. A jeni në terezi apo nuk jeni në terezi. Si mund të bëhet kjo. Apo që investitorët të ikin nga sytë këmbët dhe të mos kthehen më në Shqipëri pa filluar ende punën. Kur investitorët kërkojnë të investojnë në prona private jemi në një fushë tjetër. Do kishte qenë mirë që Ksamili të mos zhvillohej në mënyrë barbare.

Flamurin e barbarisë e keni ju në sallë. Prej 30 vitesh e keni në majë të kokës. Ato ndërtime pa leje ishin një ideologji e tërë. Ksamili që ka qenë brenda parkut të Butrintit doli nga kufijtë e parkut sepse realiteti në terren ndryshoi. Lidhja që bëni ju shkak pasojë është spekulative komplet që nuk bazohet në asnjë fakt dhe asnjë prove”, tha Rama.

Replika e kreut të qeverisë erdhi pas kërkesës së deputetes demokrate Jorida Tabaku. “Këtu nuk po bëjmë diskutim mes të bukurës dhe jo të bukurës. Këtu po bëjmë diskutim për faktin se sa herë vjen një projekt duhet të ndiqni procedurën normale. Pse nuk po ndërtohet teatri kombëtar ashtu si ishte. Çfarë lidhje kishte Butrinti me investitorët strategjikë? Hap komision të posaçëm”, deklaroi Tabaku.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura